Këngëtarja e njohur, Britney Spears, ka zgjedhur që për ditëlindjen e 39-të të vizitojë Hawaii.

Së bashku me të është parë edhe bashkëshorti, Sam Aghari, teksa shiheshin para një avioni privat, shkruan Mirror.


Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, ku ndau postime të ndryshme nga pushimet.

2 Britney Spears (Foto: Mirror)

“U ndjeva të bëja një udhëtim në parajsë para ditëlindjes”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Për këtë nuk kanë lënë pa reaguar fansat e bukuroshes bionde, që aludonin se ajo tashmë ka thyer ligjin.

2 Britney Spears 1 (Foto: Mirror)

Pasi pandemia coronavirus ka kapluar botën, Spears thuhet se ka nuk ka respektuar masat e vendosura në Los Angeles.

Vizitorët që kthehen në LA, duhet të izolohen për 15 ditë, përndryshe do vuajnë një vit burgim dhe duhet të paguajnë pesë mijë euro. /Telegrafi/

0 Britney Spears (Foto: Mirror)