LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 6° cloudy

Familjet në veri rikthehen në shtëpitë e tyre pas dy dekadash, Aliu: Ishte emocion i veçantë

Familjet në veri rikthehen në shtëpitë e tyre pas dy dekadash, Aliu: Ishte emocion i veçantë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka ndarë emocionin e një momenti të veçantë: dorëzimin e çelësave të shtëpive për familjet që për më shumë se 20 vjet nuk kanë pasur mundësi të kthehen në pronat e tyre.

Në një postim, ministri ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për të adresuar një histori të dhimbshme që ka prekur mijëra familje në veri të Kosovës, shumë prej të cilave u larguan me dhunë pas përfundimit të luftës.

“Ky projekt, i cili ka vlerën rreth 1.5 milion euro, ka ndihmuar 25 familje me 21 rindërtime dhe 4 renovime. Deri më tani kemi ndërtuar 23 shtëpi dhe 2 janë në proces përfundimi. Për vitin 2025, synojmë të vazhdojmë me ndërtimin dhe kthimin e të gjithë qytetarëve në pronat dhe shtëpitë e tyre pa dallim,” shkroi Aliu.


Projekti “Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive në Veri” përfaqëson përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të jetuar të lirë dhe të sigurt në pronat e tyre, duke promovuar bashkëjetesën pa pengesa në Kosovën multietnike./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Amerika
Gjesti kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të spektaklit 'prime'

Gjesti kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të spektaklit 'prime'

Magazina
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Lajme
Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Albania 4 – banorët emocionohen nga surpriza spektakolare

Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Albania 4 – banorët emocionohen nga surpriza spektakolare

Magazina
Kalo në kategori