Kosova sot kujton betejën e lavdishme të Koshares ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar. Krerë institucionesh, të partive politike, familjarë dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e atyre që ranë para 23 vitesh.
Familjarët e të rënëve për liri shprehen krenarë për bijtë e tyre që kanë dhënë jetën për lirinë që gëzon sot populli.
Sabrie Çelaj, nëna e dëshmorit Rifat Çelaj, është shprehur e zhgënjyer nga shteti, pasi që askush nuk i merr parasysh si familje e dëshmorit.
“Djali pasi e ka dhënë jetën për liri, nuk jam duke u mërzitur hiç, por s’po na merr askush parasysh… Hiç askush nuk na respekton… Më dhimbset trupi i tij, shkoi i ri, 22-vjeç. E para herë që u nis me shku, më ka thënë ‘nanë mos u mërzit’. Një fjalë të keqe s’ia di”, tha ajo.
Kadë Hajzeraj, nëna e dëshmorit Shaban Hajzeraj, ka kujtuar përshëndetjen e fundit me djalin, ku kujton se i a tha që po dilte në luftë “si të gjithë të tjerët”.
“17-vjet ka qenë djali edhe u dalë qashtu. Ka thënë ‘dolën të gjithë, po dalë edhe unë’. I thash, ti po shkon po s’dihet a kthehesh. E më tha ‘nëse jam gjallë kthehem, po mos kofsha, ku shkojnë tanë po shkoj edhe unë. Pa luftuar s’ka asgjë’. Edhe shkoi… Kur jena kthyer s’kemi ditë a është i gjallë… Përshëndetja e fundit ka qenë që po dal edhe s’kemi ditë ku po shkon… Këta e kanë çliruar vendin për ne, tash ne po e gëzojmë”, tha ajo.
Ilmi Thaçi, vëllai i heroit Abaz Thaçi, tha se vëllai i është përgjigjur thirrjes për kushtrim të atdheut pa hezituar.
“Abaz Thaçi ka qenë në mërgim nëntë vite. Kur është ardhur kushtrimi i atdheut, ju ka përgjigj, dhe ka ra dëshmor më 16 maj 1999, në betejën e Koshares”, tha ai.
Mane Sahiti, nëna e dëshmorit Gëzim Sahiti, po ashtu kujtoi bisedën e fundit që e ka bërë me djalin, duke thënë qe i ka pas 25-vjet kur e pa për herë të fundit duke dalë nga shtëpia për t’i d alë zot vendit.
“Kur ka dalë prej shtëpisë, më ka thanë ‘hajde nanë ditën e mirë se po shkoj’. Ku po shkon bre bir? E më tha ‘po dal….’ . Më ka thanë ‘ditën e mirë’. I thash djali jem hajde, më tha ‘po bre nanë kam me ardh… po se qysh vij nuk e di’ . Edhe ka kalu, e i kam thanë ditën e mirë. Mos rri shumë dhe më tha ‘jo bre nanë se vij, por qysh vij nuk e di…’. I ka pas 25-vjet kur ka dalë prej shtëpisë… edhe ma nuk e kemi pa, veç kur na ka ardhur lajmi pas 6 muajve”, tha ajo.
Mire Beqiraj, nëna e dëshmorët Izet Beqiraj, tregoi kërkesën e djalit të saj që u kthye nga Zvicra si 19-vjeçar për të luftuar dhe rënë në altarin e lirisë në betejën e lavidshme të Koshares.
“19-vjeç erdhi prej Zvicrës dhe i erdh minuta… Kur kemi shkuar ne në Shqipëri, sepse kemi ik prej këtu, ka ardhur djali dhe i kam thanë, djali jem të dalim në fotografi, ka thanë ‘s’kam fotografi me ty, njëherë për njëherë jam në rrugë timen, pastaj vini nëna, e të gjithë’. Vuajtjet janë të mëdha, kur kemi ardhur e kemi gjet rrafsh me shpi e të gjithë. Por që nuk më është kujtuar shtëpia, njëri djalë në burg e tjetri i vrarë, jeta kështu… Dhembja nuk largohet kurrë, por duhet me qenë dikush për vend të vet. Kam qenë në gjendje, edhe unë, edhe djemtë, të gjithë jemi në gjendje (me ra për liri) veç më ditë vendin tonë ku e kemi”, tha nëna Mire.
Beteja e Kosharese zhvilluar më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës