LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e të zhdukurve midis shpresës dhe ankthit: Serbia e di vendin e varrezave masive

Familjarët e të zhdukurve midis shpresës dhe ankthit: Serbia e di vendin e varrezave masive

Me të ardhur keq sa dheun e kanë pasur përmbi”, thotë njëri nga familjarët e shtatë viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Vendi ku u mbajtën eshtrat, nuk kishte mbi as përmendoren e gravuar me emrat e tyre. Pas masakrimit, viktimat e Rezallës u dërguan në Kizhevak të Serbisë për t’u fshehur shumë thellë në tokë. Pas më shumë se pesë vjetësh, familjarët e shtatë viktimave dhe dy mbetjeve të tjera mortore që janë ribashkimi i trupave të gjetur në Rudnicë, do të varrosin në varret që deri më tani i kishin të zbrazura.

Shaban Deliu që 22 vjet po pret të paktën eshtrat e baba Nezirit, për të cilën e dinte se nuk është i gjallë. Që nga 5 prilli i vitit 1999, ai lutet të paktën, trupi i prindërit të tij pushojë në Kosovë.


“Ne kemi qenë edhe në Kizhevak e kemi vizituar vendin ku këta i kanë quar atje. Me të ardh keq sa dheun e kanë pasur përmbi. Se këta kanë ditur të bëjnë edhe këso sene. Edhe para dy jave e kemi marrë konfirmimin që është prindi jonë në mesin e shtatë viktimave”, rrëfen Deliu për KosovaPress.

Për më shumë se dy dekada kanë qenë vesh-hapur se një ditë do të gjejnë eshtrat e baba Nezirit.

“22 vjet kanë qenë të rënda, nuk ishin të lehta. Se çdo varrezë ku është gjetur, ku është zbuluar, ne kemi mbajt shpresë që është aty. Mirëpo, fatkeqësisht deri më tani nuk janë gjetur këta të Rezallës”, shton ai.

Edhe dikush tjetër sot po pret në pikën kufitare në Merdare, eshtrat e babait, 82 vjeçar. Ajmane Rukolli po pret arkivolin e babë Jonuzit, ndërkohë shton se për tërë këto vjet ka qenë në ankth.

“Që 22 vjet i ka bërë, kufoma ende nuk na ka ardh. Jemi gëzuar shumë edhe jemi mërzit shumë. Kemi qenë në ankth derisa na kanë ardhur këto kufoma. Kemi shumë mërzi, i vjetër ka qenë. Edhe i kanë nda dhe i kanë pru, që sot e asaj dite në ankth kemi qenë. Kemi pas mërzi të madhe. Po shyqyr që na kanë ardh e pushojnë eshtrat në vend të vetin, të qetë e të rehatshëm”, shton ajo.

Për pesë djemtë e familjes Ujkani nuk dihet nëse janë diku të gjallë. Ani pse sot nuk pret arkivolet, 87 vjeçari Halil Ujkani i lodhur nga mosha e mërzia, po pret arkivolet e trupave të gjetur në Kizhevak të Serbisë.

“Dy djemë kanë qenë nga 16 vjeçar, dy nga 19 vjeçar, një 29 vjeçar. Ata janë të humbur, nuk dimë për ta ende asgjë…Dy janë fëmijët e mijë, tre të vëllezërve, por krejt një familje… Ne veç jemi ardhur se fëmijët tonë nuk presim, janë të Rezallës. Po presim, janë duke i kërkuar, ne e dimë që janë atje, a janë të gjallë apo të vdekur. Të gjallë na i kanë marrë por nuk dihet që 22 vjet. Zoti por ata nuk munden me kanë të gjallë. Thonë që janë në burgje, mirëpo ne nuk dimë për ata”, tha ai.

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini thotë se sot pas më shumë se pesë vjetësh gërmime, janë gjetur 7 trupa dhe dy ribashkime të trupave që i përkasin masakrës së Rezallës.

“Që pesë muaj këta trupa që sot i presim janë në morgun apo në kapellat apo institucionet që kanë luajtur edhe me neve, edhe nervat tona midis Beogradit, por duke iu falënderuar edhe familjarëve të Rezallës, i ngulën këmbët që ne nuk duam më të bëjmë bisede pa ardhur edhe trupat të cilët janë në morgun. Me një presion bukur të madh, me një kohë shume të keqe dhe të rrezikshme politike, por kjo nuk don politikë por këtë që e presim sot ne”, thekson Çerkini.

Ai shpreh besimin që do të punohet për gjetjen edhe të mbetjeve të tjera mortore të mbi 1600 personave të zhdukur.

“Edhe në Kosovë, Beograd dhe çdo vend që është quar një grup i familjarëve, të dhënat i kanë ushtria dhe policia serbe. Nuk mund të themi që i kemi edhe tri-katër, edhe më shumë varreza masive, e ne po kërkojmë në katër, pesë vende vetëm në Dreth, Kalludër të Vogël, Kalludër të Madhe e nuk di ku. Ndërsa, ata i kanë edhe me skica edhe me vende, edhe me numër, kode se ku janë. Ata gjithqysh e dinë se edhe në Kosovë ku janë varrezat masive”, shton ai.

Sot janë kthyer trupat e Shefqet Zabelit, Sadri Zabelit, Dibran Rukollit, Jonuz Rukollit, Etem Deliut, Nazir Deliut dhe Nazif Hoti që ishin groposur në Kizhevak të Serbisë. Bashkë me ta ishin varrosur në këtë varrezë masive edhe Vesel Deliu dhe Behram Rukolli, eshtrat e të cilëve ishin gjendur në Rudnicë të Rashkës.

Riatdhesimi i shtatë trupave të viktimave u realizua me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës-Sektorit për Krime Lufte, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Vetëm në fazën e dytë të gërmimeve të vazhduar me 5 maj, janë gjetur shtatë trupa.

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Politikë
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Lajme
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Politikë
Kalo në kategori