LAJMI I FUNDIT:

Familjarët thonë se Dush Smajli u vra gjatë rrugëtimit nëpër Siri, jo duke luftuar (Video)

Familjarët thonë se Dush Smajli u vra gjatë rrugëtimit nëpër Siri, jo duke luftuar (Video)

Familja Smajli nga Tunel i Parë në Mitrovicë, ka hapur dyert e shtëpisë për ngushëllime. Dush Smajli, rreth 30 vjeç, është vrarë në Siri.

Babai i viktimës, Xhelal Smajli, nuk pranoi të flas para kamerës, duke thënë se tash nuk është koha për të folur.

Ndërkaq, vëllai i Dushit, Iliri, ka hedhur poshtë pohimet se i vëllai është vrarë në Siri, gjatë luftimeve ndërmjet militantëve të Shtetit Islamik. Ai tha se Dushi është vrarë gjatë një rrugëtimi për në Siri, por nuk saktësoi rrethanat, që sipas tij kanë çuar deri në vrasjen e të vëllait.


Banorët e lagjes ku ka jetuar Dush Smajli thonë të ketë qenë punëtor.

“Ka qenë djalë shumë i sjellshëm, djalë me respekt, nuk ka qenë e keqja e askujt. Ai edhe pse e ka lëshuar mjekrën, është falur për Allahun, ka qenë njeri i sinqertë”, thotë Hysni Ahmeti.

Familja Smajli jeton në kushte të rënda ekonomike dhe për këtë flet edhe drejtoresha e Shkollës Fillore “Elena Gjika”, Syzana Hyseni, në të cilën shkollë vijojnë mësimet pjesëtarë e familjes Smajli.

Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë. Për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare, autoritetet e sigurisë në Kosovë nuk kanë shifra të sakta rreth numrit të saktë të personave të vrarë në vatrat e luftës në Siri e Irak.

Pjesëmarrja në luftërat e huaja në Kosovë është e ndaluar me ligj. Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Lajme
Kalo në kategori