LAJMI I FUNDIT:

Familja që jeton me 86 euro në muaj, me dy fëmijë të sëmurë (Video)

Familja që jeton me 86 euro në muaj, me dy fëmijë të sëmurë (Video)

Ngritja e temperaturave i shpëtoi përkohësisht nga të ftohtit që depërtonte nga çdo anë brenda shtëpisë, njofton Klan Kosova.

Madje, edhe atë familjes Mulaku ia fali një person nga Ferizaji para dy viteve kur vdiq kryefamiljari.


Por, ky gjest nuk ua zgjodhi të gjitha problem kësaj familjeje katër anëtarshe pa asnjë të punësuar.

Ata jetojnë me ndihmë sociale prej 86 euro.

Dy nga tre fëmijët janë të sëmurë dhe kërkojnë mjekim të vazhdueshëm, që për Igballen është një mision të pamundur.

E, djali i vetëm i familjes, Përparimi, ka një dëshirë të vetme: thotë që çdo ndihmë është e mirëseardhur, dhe se e tëra që ai dëshiron është që të jetojë një jetë normale si bashkëmoshatarët e tij. /Klan Kosova/