LAJMI I FUNDIT:

Familja pesëanëtarëshe heq dorë nga shkollimi dhe shtëpia luksoze, për të udhëtuar nëpër SHBA me autobusin e shndërruar në shtëpi me rrota (Foto)

Familja pesëanëtarëshe heq dorë nga shkollimi dhe shtëpia luksoze, për të udhëtuar nëpër SHBA me autobusin e shndërruar në shtëpi me rrota (Foto)

Një familje aventueriere nuk mund ta imagjinojnë të jetojnë në një mënyrë tjetër, pasi hoqën dorë nga shtëpia e tyre luksoze në New Mexico që të udhëtojnë nëpër SHBA gjatë gjithë kohës me autobusin që e blenë për 23 mijë funte dhe e shndërruan në shtëpi me rrota.

Familja pesëanëtarëshe janë duke e jetësuar “ëndrrën” e tyre, duke e kaluar kohën nëpër rrugë me shtëpinë e tyre me rrota, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e publikuar më poshtë shfaqin prindërit Brandon Trebitowkski dhe Ashley që të dy 32-vjeç, si dhe fëmijët e tyre Cayden, 9, Jackson, 6, dhe Rea, 4, duke qeshur së bashku derisa po udhëtonin me autobusin e tyre të famshëm.

Ata gjithmonë kishin ëndërruar të udhëtojnë nëpër vende të ndryshme të SHBA-ve, dhe kështu një ditë vendosën të heqin dorë nga jeta e tyre luksoze dhe shtëpia që e kishin në New Mexico.

Por, sikur kjo të mos u mjaftonte, çifti Trebitowkski i larguan fëmijët nga shkolla, me qëllim që të udhëtojnë në destinacionet që kishin ëndërruar gjithmonë t’i shohin. Ndërsa kohën e humbur të mësimit ua kompensojnë në shkolla tjera të qyteteve që i vizitojnë.

Dyshja kishin shpenzuar 23 mijë funtet e kursyera për ta blerë një autobus, të cilin pas shumë intervenimeve arritën ta shndërrojnë në një shtëpi me rrota brenda të cilit nuk mungon asgjë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Si duket kur këngëtari ballkanas këndon hitet e Beatles

Si duket kur këngëtari ballkanas këndon hitet e Beatles

Fun
Pamje e çuditshme nga rrugët hungareze ka bërë xhiron e botës - shikoni se çfarë veture vozit ky djalë

Pamje e çuditshme nga rrugët hungareze ka bërë xhiron e botës - shikoni se çfarë veture vozit ky djalë

Fun
Foshnja teshtiu dhe bëri nënën të qeshte - videoja u pa mbi 46 milionë herë

Foshnja teshtiu dhe bëri nënën të qeshte - videoja u pa mbi 46 milionë herë

Fun
Ariu notonte në liqenin e Floridës, i vërsulen dy aligatorë – por reptilët tërhiqen nga misioni

Ariu notonte në liqenin e Floridës, i vërsulen dy aligatorë – por reptilët tërhiqen nga misioni

Interesante
Banori i vetëm i fshatit më të lartë dhe më të izoluar të Evropës, 84-vjeçari tregon pse vazhdon të jetojë atje

Banori i vetëm i fshatit më të lartë dhe më të izoluar të Evropës, 84-vjeçari tregon pse vazhdon të jetojë atje

Interesante
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Kalo në kategori