LAJMI I FUNDIT:

Familja nga Kërçova në varfëri dhe pa shpresë: Me tre fëmijë të vegjël për dy javë duhet të dalin në rrugë!

Familja nga Kërçova në varfëri dhe pa shpresë: Me tre fëmijë të vegjël për dy javë duhet të dalin në rrugë!

Kjo është Florije Sejdi, e martuar në Kërçovë dhe ka 3 fëmijë. Zonja Florije jeton në kushte të mjerueshme bashkë me fëmijët e saj dhe bashkëshortin i cili po punon nëpër firma private por nuk arrin të mbijetojë për të mbajtur tërë familjen.

Kjo familje jeton me qira që e ka 140 euro në muaj, e të mos flasim për harxhimet tjera me 3 fëmijë të vegjël.

“Ka 15 vite që jetoj me qira, ndërsa këtu jetoj me qira prej 9 vitesh, me largojnë nga banesa, burri disa herë punon privat, kam edhe dy fëmijë të tjerë janë në shkollë. Nuk arrijmë ta paguajmë qiranë më largojnë prej banese. Këtu paguajmë me rryme dhe ujë 140 euro, varësisht sa vjen rryma, nuk arrijmë ta paguajmë gjithsej 150 euro vjen” – thotë Florije Sejdi.


Kushtet në të cilën ata kanë jetuar prej 9 vitesh me qira nuk i plotëson as kushtet minimale për jetesë, gjithçka është e vjetër dhe e prishur, dritaret e vjetra të cilat fryjën erë, ndërsa në korridor aspak nuk ka dritare.

Zonja Florije mes lotësh tregon se pasi kostoja e jetesës është rritur, rryma dhe ushqimet janë shtrenjtuar, kjo familje nuk arrin që të paguaj qiranë mujore, andaj pronari për 2 javë ju ka kërkuar që të largohen nga shtëpia e tij.

Zonja i ka paketuar valixhet e saja por është e kotë sepse nuk ka ku shkon tjetër vetëm se të ndalen dhe të rijnë në rrugë sepse qiraja nëpër banesa ku kanë kërkuar janë shumë të shtrenjta dhe të pa përballueshme.

“Edhe dy javë më kanë mbet më qesin prej këtu skam para ku të dal me qira të paguaj me 1000 denar s’mundem tija dal vetë e pesta, djali do pelena do sene, nuk arrijë. Deri më 20 e kam afatin me dal”- Florije Sejdi.”- thotë ajo.

Dy djem më të mëdhenj shkojnë në shkollë dhe kanë nota të shkëlqyeshme mësojnë shumë por nuk kanë kushte për mësim, e djalin e madh sot e kishte dërguar në shkollë edhe pa ngrënë.

“Po sot djalin e kam dërgua pa lek mu paraqit thash mami nuk kam, krejt fëmijët kanë ngrënë sot ai ka shikuar tjerët me kokën më një anë djali, nuk e kam lehtë besoni. Stres është e gjithë kjo nuk arrijmë të paguajmë në muaj “- thotë Florije Sejdi

E ky i vogli që po e shihni në video ka 5 muaj, kur nuk ka me çfarë ta ushqejë zonja ja ngop barkun me qaj.

“Te dhoma e fjetjes nuk mësohet, ai i madhi shpesh herë më thotë oj mama shumë kam dëshirë ta kem një dhomë një dhomë timen të jetoj si krejt fëmijët, dhe i thash inshalla do Zoti do ua plotësoj këtë dëshirë”- shton ajo.

Dikur më punën që bënte burri kjo familje mbijetonte sadopak sepse edhe jeta ishte më e lirë e sot kur gjithçka është shtrenjtuar parat që merr bashkëshorti I saj nuk dalin për ushqim për fëmijët e jo për të paguar edhe qiranë e banesës e harxhimet e tjera.

“Kush sa ka mundësi të më ndihmojnë, Zoti inshalla edhe ata që më ndihmojnë edhe ata që nuk më ndihmojnë Zoti i shpërbleftë me të mira, nuk e kam lehtë që kam dal këtu besoni e di unë çfarë stresi kam Zoti I bëftë të gjithë me lugë ari të hanë edhe mua inshalla më nderon”- apelon Florije Sejdi.

Zonja lut bamirësit që ti zgjasin dorën sepse nuk a nga t’ia mbath, për dy javë duhet të lëshojë shtëpinë, ndërsa jo për moment zgjidhje të vetme ka rrugën dhe asgjë tjetër.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori