LAJMI I FUNDIT:

Familja Gjukanoviq me ankesë kundër vendimit për rrënimin e shtëpisë

Familja Gjukanoviq me ankesë kundër vendimit për rrënimin e shtëpisë

Objektet në pronën e familjes Millo Gjukanoviq në vendbanimin Koçani në Nikshiq nuk janë rrënuar siç ka urdhëruar inspeksioni, sepse familja Gjukanoviq ka paraqitur ankesë kundër vendimit të inspektorit.

Nga Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, jozyrtarisht kanë thënë për “Vijesti” se afati për vendosjen e ankesës është 40 ditë dhe se është “në procedurë”.


Në vendimin e marrë më 4 prill nga inspektimi urbanistik dhe ndërtimor i atij dikasteri, shkruhet se afati i prishjes është 20 ditë nga data e marrjes së vendimit, transmeton Telegrafi.

Po ashtu thuhet se në pajtim me Ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese, ankesa kundër vendimit nuk e shtyn përmbarimin.

Në qershor të vitit 2018, vëllai i presidentit në largim të Malit të Zi, Aco Gjukanoviq, ka paraqitur kërkesa për legalizimin e objekteve në vendbanimin e Koçanit, të cilat janë regjistruar në tri lista të pronave të paluajtshme dhe ka marrë vendim nga Sekretariati për Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtjen e Mjedisit të Komunës së Nikshiqit, për ndërprerjen e procedurës për dy leje.

E treta, e cila nuk është përmendur në atë dokument, është objekti pwr tw cilin wshtw marrw vendim për rrënim, i cili është lëshuar më 4 prill në emër të presidentit në largim Millo Gjukanoviq nga inspeksioni ndërtimor dhe urban i Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori