LAJMI I FUNDIT:

Familja e Sadik Bajramit kërkon falje publike: Të arrestohet dorasi menjëherë – më mirë të vdiste ai, djali jonë, se Ermali

Familja e Sadik Bajramit kërkon falje publike: Të arrestohet dorasi menjëherë – më mirë të vdiste ai, djali jonë, se Ermali

Përmes një reagimi të dërguar në redaksinë e portalit Veriu.info, familja e Sadik Bajramit, të dyshuarit për vrasjen e Ermal Kamberajt, ka shprehur dhimbjen e tyre për veprën që dyshohet se e ka kryer familjari i tyre.

Familja Bajrami thotë se janë në gjendje të rëndë, ndaj kërkojnë nga organet e rendit që ta arrestojnë sa më parë familjarin e tyre që dyshohet se e ka kryer vrasjen.

Ky është personi që po kërkohet nga policia për vrasjen e Ermal Kamberajt (Foto/Dokument)
Lexo po ashtu Ky është personi që po kërkohet nga policia për vrasjen e Ermal Kamberajt (Foto/Dokument)

Më poshtë është reagimi i plotë i dërguar nga familja Bajrami te portali Veriu.info:


“Na si familje jemi të shokuar se çfarë ka ndodhur. Nuk kemi asnjë informacion më të voglin se si ka ndodhur ngjarja e as për çfarë ka ndodhur kjo ngjarje. Ndjejmë shumë dhimbje dhe na vjen shumë keq për këtë ngjarje.

Familjes së të ndjerit i kërkojmë falje në emër të familjes tonë. Dorasi është në arrati, policia është e informuar për gjithçka, edhe për lëvizjet më të vogla. Na kishim qenë shumë më të kënaqur sikur të ishte kapur dorasi menjëherë ose sikur të kapet sa më shpejt dhe na kemi me bashkëpunu me organet e Rendit për gjithçka edhe besojmë që dorasi shumë shpejt do të kapet nga organet rendit. Neve do na i lehtësonin dhembjet nëse nuk na fyeni e shani, sepse babai 80 vjet e nëna 70 vjet nuk kanë faj në këtë problem.

Na e ndjejmë një dhimbje shumë të madhe, sa që ishim kanë ma të kënaqur sikurse djali Jonë të ishte i vdekur e jo Ermali, por ja që ka ndodhur e nuk e kem idenë se çfarë të bëjmë. Jemi në një rrugë qorre e qe s’po dina se çka me ba, përveç se me kërku falje edhe me u deklaru se krejt familiarët jemi kundër këtij akti të tmerruar. Na dhemb shumë fakti që Ermali është i vdekur nga dora e djalit tonë.

Ermali u preft në paqe e djalin tonë le ta dënoj Allahu, si Allahu din më së miri.

Me dhembje,

Familja Bajrami” (sic.). /Veriu/

Vrasja që tronditi Kosovën: Kur jeta varet nga matrapazët, hajnat e analfabetet!
Lexo po ashtu Vrasja që tronditi Kosovën: Kur jeta varet nga matrapazët, hajnat e analfabetet!

Në trend Lajme

Më shumë
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

Shëndetësi
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori