LAJMI I FUNDIT:

Familja e Çavkovit ankohet tek Avokati i Popullit

Familja e Çavkovit ankohet tek Avokati i Popullit

Familja e Mitko Çavkovit mbrëmë ka dorëzuar ankesë tek zyra e Avokatit të Popullit. Nga zyra e ombudsmanit për AIM thanë se do të hapin lëndë dhe do të hetojnë pretendimet e ankesës.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, i cili ndodhet në paraburgim si i dyshuar për ngjarjet në Kuvend, mbrëmë është futur në grevë urie në burgun e Shutkës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Psikikisht është stabil, por si reagim për padrejtësinë që i bëhet, masës së paraburgimit dhe akuzës me të cilën ngarkohet, solli vendim që të bëjë grevë urie”, tha Petar Vasilev, avokat i Çavkovit.


Ai informoi se me leje të gjykatësit mbrëmë e ka vizituar klientin e tij dhe shtoi se do të kërkojë kontroll mjekësor për konstatimin e tij të gjendjes shëndetësore./Telegrafi/