Shoqata “Familja dhe Shpresa” nga Klina iu ka dërguar një letër krerëve më të lartë të shtetit ku iu kërkohet që të plotësohet ligji për gjykatën speciale për krimet e Serbisë.
“Të gjithë ju, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Isa Mustafa, Albin Kurti, Shpend Ahmeti dhe deputetët tuaj në Kuvend, ju jeni pikërisht ata që mund dhe duhet që ta plotësoni këtë ligj të mbrapshtë e të obligoni Prokurorin Jack Smith që të ngre akuza ndaj kriminelëve serbë që gjenden në Serbi”, thuhet në letër.
Në letrën e Zana Bytyqit nga kjo shoqatë, krerëve të vendit iu kërkohet që të mos bëjnë popullizëm, siç shkruan ajo, gjatë vizitave në varrezat e të rënëve në luftën e fundit anekënd Kosovës.
Më poshtë lexoni letrën e plotë të Zana Bytyqi nga shoqata “Familja dhe Shpresa”:
Letër publike për:
Hashim Thaçi, Kryetar i Kosovës,
Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës,
Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës,
Fatmir Limaj, Zv-Kryeministër e Kryetar i Nisma-s
Isa Mustafa, Kryetari i LDK-së
Albin Kurti, Kryetar i VV-së
Shpend Ahmeti, Kryetar i PSD-së
Behxhet Pacolli, Zv-Kryeministër e Kryetar i AKR-së
MJAFT me popullizmin të turpshëm tek varrezat, PLOTËSOJENI ligjin për gjykatën speciale – për krimet e Serbisë.
Po bëhen afër 3 vite (pikërisht që nga 13 nëntori 2016) që ne (Shoqata ‘Familja dhe Shpresa’) prej se filluam t’ju drejtohemi juve dhe krejt deputetëve të Kosovës me kërkesa publike që të plotësoni ligjin e vitit 2015 për Gjykatën Speciale për të gjykuar krimet e Serbisë dhe megjithatë JU, që të gjithë JU, refuzuat që ta plotësoni këtë kërkesë tonën dhe të shoqatave të tjera të ngjashme.
Pikërisht JU, që të gjithë JU, që ishit në varrezat në Izbicë dhe të tjerët që nuk ishin, por që kanë fuqi vote në parlament, rregullisht po dukeni edhe nëpër varrezat e tjera anekënd Kosovës dhe po bëni popullizëm të turpshëm dhe qesharak para kamerave televizive me dhembjet tona tash e 20 vjet për vrasjen e më dashurve tanë nga kriminelët e Serbisë, të lirë në Serbi e të mbrojtur nga ministri i Sllobodan Millosheviqit, tash Kryetar i Serbisë Aleksandar Vuçiçi.
Pikërisht JU, jeni ata që refuzuat dhe ende po refuzoni që të plotësoni ligjin në fjalë, me të cilin JU, të gjithë JU, e amnistuat Serbinë dhe kriminelët e saj me duart tuaja nga masakrat ndaj 12000 civilëve shqiptarë të Kosovës, më ta dashurve tanë.
Është koha e fundit që t’i jepni FUND këtij turpi dhe ofendimi të përditshëm që JU po iu bëni mbi 12000 civilëve shqiptarë e 20000 grave dhe vajzave të përdhunuara nga kriminelët serbë.
Prandaj, STOP me gënjeshtra. STOP me këtë lojë me ne dhe varret e më të dashurve tanë.
STOP popullizmin tuaj të turpshëm dhe të pafalshëm, e përmirësojeni gabimin dhe ofendimet e gënjeshtrat që JU po i bëni përditë ndaj krejt viktimave shqiptare dhe neve të mbijetuarve, kur në vitin 2015 e miratuat ligjin selektiv dhe të padrejtë për Gjykatën Speciale për Kosovën dhe i injoruat plotësisht krimet e Serbisë ndaj më të dashurve tanë.
Unë Zana Bytyqi, po ju shkruaj në emër të familjarëve të 86 viktimave – vëllezërve, bashkëshortëve e prindërve tanë nga komuna e Klinës – të vrarë e të zhdukur me 4 Prill 1999 në fshatin Kralan, komuna e Gjakovës – nga ushtria dhe policia e Serbisë.
Të gjithë JU, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Isa Mustafa, Albin Kurti, Shpend Ahmeti dhe deputetët tuaj në KUVEND, JU jeni pikërisht ata që MUND dhe DUHET që ta plotësoni këtë ligj të mbrapshtë e të obligoni Prokurorin Jack Smith që të ngre akuza ndaj kriminelëve serbë që gjenden në Serbi.
Drejtësia për viktimat e Kralanit dhe ne familjarëve të tyre si dhe për krejt viktimat e tjera të shqiptare nëpër tërë Kosovën është në duart tuaja dhe askujt tjetër dhe ADRESA për këtë drejtësi është gjykata speciale që e themeluat ju vet. Mjaft më gënjeshtra tuaja të përditshme.
“Drejtësinë” deri më tash e “kërkuat” me fjalime populiste të turpshme e gënjeshtare nëpër media e tubime… e deri tek varrezat e viktimave.
Ky është një mashtrim i turpshëm që po bëni. Kështu bëtë edhe tek varrezat në Izbicë. Çfarë maskarade të turpshme po bëni para popullit që të gjithë JU.
Plotësojeni ligjin URGENTISHT. Vetëm atëherë mund ta fitoni të drejtën që të vini tek varrezat e më të dashurve tanë.
Përndryshe, JU deri atëherë, nuk keni të drejtë që të vini e të na mashtroni pranë varreve të më të dashurve tanë as këtë vit e as viteve tjera me radhë, siç keni bërë plot 20 vite me radhë këto 20 vite turpi e popullizmi.
20 vite mashtrim. E që nga 2015 që kur e themeluat gjykatën selektive, u bënë plot katër vite poshtërim nga ana e juaj ndaj nesh dhe më të dashurve tanë./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet