LAJMI I FUNDIT:

Familja Çitaku jeton në kushte të rënda, kërkon ndihmë për djalin e sëmurë

Familja Çitaku jeton në kushte të rënda, kërkon ndihmë për djalin e sëmurë

Jo vetëm që jetojnë në kushte të vështira dhe vuajnë nga uria, por familjes Çitaku katër anëtarëshe nga qyteti i Mitrovicës i ka rënë dhe një brengë tjetër shumë e madhe.

Djali i tyre nëntë vjeçar, Durim Çitaku vuan nga sëmundja e astmës dhe nga disa sëmundje të tjera qysh nga momenti i lindjes.

Ai është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe kërkon ndihmë për shërim jashtë vendit.


Babai i tij, Mehdi Çitaku, në një prononcim për Telegrafin thotë se askush qysh nga viti 2007 nuk i ka ofruar ndihmë askush nga institucionet vendore.

Ai thotë se nuk ka mundësi ekonomike as deri në Prishtinë të shkojë e të bëjë kërkesë të shumta në Ministrinë e Shëndetësisë, pasi punë dhe të hyra ekonomike nuk ka.

“Nuk kam mundësi ekonomike që ta dërgoj djalin jashtë vendit. Nuk punoj dhe barnat që ia blej kushtojnë. Në shtëpi jam duke e mbajtur, me 60 euro barna. Mirëpo, nëse e dërgoj në spital që e dërgoj shpesh në gjendje të rëndë, vlera e harxhimeve rritet se duhet t’ia blejë krejt barnat për spital. Më shkojnë deri 600 euro barna. Nuk kam ku t’i marr. Djali po keqësohet dita ditës. Nuk di ku të trokas më”, tha babai i Durimit, i cili pret që dikush do të dal e t’i ndihmojë.

Mehdia shton po ashtu se nëse dikush nuk ia bën ‘qaren’, atëherë ai është i vendosur që bashkë me familje të kaloj kufirin edhe në këmbë.

“Nëse nuk bëj zgjidhje, kam me i marr gruan e fëmijët e të dal jashtë kufijve në këmbë, si të mundem. Këtu punë nuk ka, me çka t’i mbaj familjen, si ta shëroj djalin”, tregoi ky njeri i cili kërkon ndihmë për djalin e tij nëntë vjeçar.

Të gjitha ata që kanë mundësi ta ndihmojnë djaloshin nëntë vjeçar Durim Çitaku nga qyteti i Mitrovicës mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni: +37745/378-739. /Telegrafi/

dd2

dd1

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori