Komuna e Gjakovës do të humbasë 2.4 milionë euro nga vendimi për faljen deri në 100 eurove të para të Tatimit në Pronë. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos për pezullimin e përkohshëm të këtij ligji, pas kërkesës së Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), në Gjakovë rrezikohen edhe disa projekte që janë duke u zhvilluar dhe ato që janë planifikuar të nisin.
Kryetari Ardian Gjini duke folur për vendimin e fundit për faljen e Tatimit në Pronë, sipas tij, Qeveria e Kosovës ka bërë “gabim pas gabimi” dhe kjo për shkak të kokëfortësisë dhe pa asnjë konsultim me komunat.
Ai thotë se janë të vetëdijshëm se duhet bërë rivlerësimi i pronave, por ka pasur mundësi që ky proces të shtyhet ndërsa me ndryshime ligjore për Financat Publike dhe ato Lokale t’u jepet hapësirë komunave që të jenë më fleksibile në vendosjen e normave tatimore.
Kreu i Gjakovës thotë se tashmë me rivlerësim të pronave ka dallime të konsiderueshme mes zonave. Disa prej tyre paguajnë shumë, disa zona paguajnë më pak. Ndërsa faljen e tatimit e konsideron krejtësisht gabim.
“Në Komunën e Gjakovës shembull ta marrim, prej 42 mijë pronave që paguajnë tatim të regjistruara, 32 mijë prona e kanë vlerën tatimore nën 100 euro. Do të thotë se paguajnë më pak se 100 euro. Diku vetëm dhjetë mijë prona paguajnë më shumë se 100 euro, sado që të jetë ajo vlerë. Çdo të thotë, në bazë të këtyre normave që kanë dalë, 32 mijë pronarë të pronave ju bie mos të paguajnë. Është gabim, është shumë gabim, për shkak se vendosja e kulturës së pagimit tatimit në pronë, fillimisht është jetike për ndërtimin e kulturës shtetërore në Kosovë. Edhe është vendosur në Gjakovë, shumica dërmuese e paguajnë vetë tatimin në pronë. Vlera e cila kish me na lujtur neve është 2.4 milionë euro”, deklaron Gjini.
Ai parashikon që viti 2025 do të jetë edhe më i vështirë, pasi sipas tij, do të shkohet nga “një rënie e madhe në një ngritje të madhe” për shkak të taksës progresive të vendosur e për rrjedhojë normat tatimore për shumë shfrytëzues do të rriten më shumë.
Tjetër shqetësim për kryetarin e Gjakovës është edhe qarkorja për Komunat për vitin e ardhshëm. Sipas tij, ata janë obliguar që të mbledhin 3.3 milionë euro nga tatimi në pronë, por me Ligjin tjetër për Faljen e Tatimit, nga kjo shumë 2.4 milionë nuk do t’i marrin dhe nuk kanë mundësi as t‘i rikuperojnë.
Mungesa e të hyrave nga tatimi në pronë që shkojnë ekskluzivisht në investime kapitale rrezikon edhe disa projekte në Gjakovë.
“Ministria e Financave na lëshon qarkoren neve për të hyrat vetanake për vitin 2024 edhe në atë qarkore, në ato dokumente që ne i marrim, e që janë zyrtare, që duhet t’i respektojmë, ne obligohemi t’i mbledhim diku 3.3 milionë euro prej Tatimit në Pronë. Na tregojnë duheni me i mbledh 3.3 milionë tatim në pronë. Tani ne e kemi kornizën buxhetore. I parashohim me i mbledh 3.3 milionë euro, e ato mjetet që vijnë prej tatimit në pronë edhe të tyre vetanake, të gjitha shkojnë në investime kapitale, nuk guxojnë të shkojnë diku tjetër”, vijon ai.
Gjini hedh poshtë edhe pretendimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati se komunat do të gëzojnë buxhet më të lartë për vitin e ardhshëm. Sipas tij, “s’ka matematikë” që ia argumenton këto pretendime ministrit.
Në rast se Kushtetuesja nuk vendos masë të përkohshme të pezullimit të implementimit të ligjit për faljen e 100 eurove të tatimit deri në një vendim përfundimtar, atëherë Gjini thotë se janë duke kërkuar sqarime se si të kenë një zgjidhje.
“Jemi duke kërkuar sqarime se cilat janë mundësitë që me vendos nëse ky ligj mbetet në fuqi, nëse nuk ka ndonjë vendim të Gjykatës Kushtetuese për ngrirje ose pezullim të implementimit, atëherë duhet me pa mundësi a kemi mundësi me i nda zonat ne, për shkak se edhe një herë po ju them, është jashtëzakonisht gabim për të ardhmen e këtij vendi dhe të vetë qytetarëve të ketë pas diskrepanca të mëdha, të kemi bashkëqytetarë tanë të cilët nuk paguajnë fare tatim, e disa tjerë paguajnë”, tha kryetari i Gjakovës.
Në rast se Ligji për Faljen e Tatimit nuk kalon testin e Kushtetueses, Gjini paralajmëron që vitin e ardhshëm Gjakova do të jetë në mesin tri komunave me më së shumti investime kapitale.
“Për momentin projekti më i madh në të cilin punohet edhe me kosto më të madhe, që është investim i komunës është rruga që ne e quajmë dalja për Pejë, tash prej Gjykatës deri në fshatin Osek, janë dy segmente, dy llote. Në të dyja po punohet, edhe vlera e me gjithë shpronësime e kalon 7 milionë euro. Gjakova ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të Grantit të Performancës, për shkak të performancës komunale, po punohet dalja për Rekë të Keqe dhe për Qafë Morinë për Shqipëri. Po punohet në stadium të qytetit me investim të komunës, po punohet në dy llote, në tribunën lindje, në tribunin jug dhe në terrenin e futbollit edhe këto punë parashihet komplet të përfundojnë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Kemi nënshkruar kontratën edhe për rehabilitimin e plotë të qendrës së qytetit, e cila ka mbetur kështu që 50 vite, nuk janë ndërruar gurët e trotuarit, trotuaret, asfalti, semaforët, gjelbërimi, vazot e montuara, gjithçka do të jetë ndryshe në qendër të qytetit. Pjesa e epërme e lumit Krena, segmenti më i gjatë veç po punohet është një projekt prej 1.4 milionë euro investim i komunës”, tha Gjini.
Komuna e Gjakovës nuk ka ndonjë projekt të ri më Qeverinë e Kosovës, por ato nga vitet e kaluara që po presin të finalizohen janë Tranisti i ri që lidh daljen për Prizren me daljen për Prishtinë, rruga Gjakovë-Dollc, dalja për Prishtinë, si dhe tribuna perëndimore e stadiumit të qytetit.
Sa i përket të bërit biznes, Gjini është i lumtur që më shumë se gjysma e eksporteve në Kosovë prodhohen në Gjakovë. Ai tha se i kanë ofruar të gjitha kushtet bizneseve si dhe i kanë ndihmuar me organizmin duke ngritur dy struktura, e para është Këshilli Publiko Privat dhe i dyti është Klubi i Biznesit.
Në Këshillin Publiko Privat bizneset njohin planet e njëri-tjetrit dhe të Komunës, ndërsa te Klubi i Biznesit synohet të përgatiten në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga investimet e huaja.
“Ky Këshill (publiko-privat) e ka pasur një efekt të jashtëzakonshëm se bizneset kanë filluar të komunikojnë mes vete, t’i kuptojnë projektet e njëri-tjetrit edhe të kenë bashkëpunim i cili i ka prodhuar qindra miliona euro shkëmbim. Do të thotë mos harroni në një komunë si Gjakova. Ka ndodhë shkëmbim mes bizneseve me qindra miliona euro, i cili nuk ka ndodhë më herët. Tash në Gjakovë e kemi themeluar edhe Klubin e Biznesit, në të cilin marrin pjesë biznese të mëdha, biznese të vogla, biznese të mesme. Komuna e ka marrë përsipër për t’i kryer të gjitha punët deri te themelimi i klubit. E kemi themeluar klubin dhe ju kem dorëzuar bizneseve. Do të thotë, Komuna nuk ka kurrfarë pronësie në klub, vetëm që kemi menduar që është tepër me rëndësi t’i ndihmojmë bizneset të vijnë deri te klubi, për shkak se ka me qenë ndihmesë e jashtëzakonshme për, kemi investime të huaja tepër të mëdha”, tha Gjini.
Projekte ka edhe në fushën e turizmit me Gjakovën, që sipas Gjinit, çdo herë e më shumë po bëhet një vend atraktiv për t’u vizituar edhe nga të huajt. Çarshia e Madhe, Shpella e Kusarit, Kanioni i Drinit të Bardhë, Ura e Terezive, Ura e Tabakut, Suka e Cërmjanit, janë vetëm disa pika interesante për t’u vizituar në këtë komunë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian