LAJMI I FUNDIT:

Falë këtyre tri ushtrimeve, Sofia Vergara mund të veshë bikini në miniaturë edhe në moshën 50-vjeçare

Falë këtyre tri ushtrimeve, Sofia Vergara mund të veshë bikini në miniaturë edhe në moshën 50-vjeçare

Aktorja tregoi ushtrimet që përdor për të mbajtur këmbët dhe të pasmet të tonifikuara

Aktorja e bukur Sofia Vergara gjatë gjithë jetës së saj ka pasur një figurë të lakmueshme, ndërsa tani ka treguar se si e mban trupin të tonifikuar.


Kur ishte njëzet vjeçe, ajo lindi djalin e saj Manolo, dhe që atëherë me zell punon që trupi i të duket kaq i mrekullueshëm.

Ajo thotë se dëshiron të ushqehet shëndetshëm, por që kurrë nuk ka dëshiruar të bëhej e fiksuar me të, andaj ka lejuar që ta qerasë veten me ndonjë ushqim më pak të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Pos ushqimit të shëndetshëm, ajo është adhuruese e aktiviteteve fizike, ushtron jogë, nget biçikletën, por është gjithashtu e rregullt në palestër, ku bën ushtrime të ndryshme për të mbajtur muskujt të tonifikuar.

Ajo ka shpërndarë një video në të cilën tregon se si bën ushtrime që ruajnë sfondin e saj në profilin e saj në Instagram.

Ushtrimet me shirit elastik dihet se janë shumë efektive në ruajtjen e tonusit të muskujve dhe aktorja na tregoi këto tre ushtrime shumë të dobishme.

/Telegrafi/