Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao, i është ofruar Real Madridit, por që është refuzuar nga trajneri Julen Lopetegui.

Klubi mbretëror është në treg për përforcime të reja para mbylljes së afatit kalimtar.


Drejtuesit e klubit janë të interesuar të ofrojnë një sulmues të ri pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit.

Sipas mediumit El Transistor, reprezentuesi i Kolumbisë u propozua te presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në ditët e fundit.

Lopetegui Perez Lopetegui preferon tjerë sulmues para Falcaos (Getty Images)

Florentino është në treg për nënshkrimin e një sulmuesit të ri - një kërkesë e bërë nga trajneri i ri i Realit, Julen Lopetegui.

Megjithatë, ai hodhi poshtë ofertën për të marrë Falcaon e Monacos dhe Reali tani ka në fokus objektiva të rinj.

Listës së dëshirave të Lopeteguit i prinë sulmuesi i Valencias, Rodrigo Moreno, edhe pse Florentino nuk do të marrë parasysh pagimin e klauzolës së blerjes prej 120 milion euro.

Në listë janë edhe Mauro Icardi i Interit, Timo Werner i RB Leipzig dhe Harry Kane i Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

telegrafi sport app