Platforma e Counter Strike 2, “Faceit” ka rikujtuar rrugëtimin fantastik të kosovarit Drin “Makazzee” Shaqiri.

Para pesë viteve, “makazzee” u ftua për herë të parë në FPL C, falë punës së madhe që bëri Flatron “juanflatroo” Halimi, i cili edhe i bleu paisjet që atë vakt 15-vjeçari ta dëshmonte vetën.


Që atëherë, “makazzee” është përmirësuar dukshëm, ku fillimisht e tregoi kapacitetin duke hyrë në FPL, e pastaj iu bashkua NaVi Junior, me të cilët fitoi disa trofe të mëdhenj në “tier 2”.

Hapin e madh kosovari e bëri me promovimin në ekipin e parë, me të cilët para pak muajve e fitoi edhe trofeun e parë në “StarLadder CS2”.

Tani, “makazzee” do të luajë për herë të parë në Major, që është kompeticioni më i rëndësishëm në historinë e CS2. Ndeshjen e parë do ta zhvillojë pas 29 nëntorit, kurse kundërshtari ende nuk dihet.

Me një video të bukur në rrjetin social “Twitter”, platforma Faceit ka kujtuar këtë rrugëtim fantastik duke iu bërë me dije të gjithëve se asgjë nuk është e pamundur./Telegrafi/


telegrafi sport app