Qeveria e Papua Guinesë së Re ka bllokuar rrjetin social Facebook në atë që e përshkruan si një “test” për të zbutur gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, pornografinë dhe “përmbajtjet e tjera të dëmshme”.
Testi i kryer sipas ligjeve kundër terrorizmit në vend, filloi mëngjesin e djeshëm dhe vijoi sot, transmeton Telegrafi.
Përdoruesit e Facebook në vend nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në platformë dhe është e paqartë se sa do të zgjasë ndalimi.
Lëvizja e qeverisë nuk u njoftua para “testit” të djeshëm – të cilin deputetët e opozitës dhe drejtuesit e medias e cilësuan si “tirani” dhe “shkelje të të drejtave të njeriut”.
Në një deklaratë, Ministri i Policisë së Papua Guinesë së Re, Peter Tsiamalili, tha se nisma ishte për të siguruar “përdorimin e përgjegjshëm” të rrjeteve sociale si Facebook, duke mbajtur “përmbajtje të dëmshme” jashtë diskursit publik.
“Megjithatë, përhapja e pakontrolluar e lajmeve të rreme, gjuhës së urrejtjes, pornografisë, shfrytëzimit të fëmijëve dhe nxitjes së dhunës në platforma si Facebook është e papranueshme. Këto sfida kërcënojnë gjithnjë e më shumë sigurinë, dinjitetin dhe mirëqenien e popullatës sonë”, tha ndër tjera.
Facebook është deri tani rrjeti social më i popullarizuar në vend, me rreth 1.3 milionë përdorues, ose rreth gjysma e 2.6 milionë përdoruesve të internetit të vlerësuar në vend.
Platforma është një mjet kyç për diskursin publik në vend, me shumë forume shumë aktive të përdorura për të diskutuar çështjet politike dhe sociale në Papua Guinenë e Re.
Megjithatë, qeveria ka qenë shumë kritike ndaj Facebook-ut, duke fajësuar shpesh platformën për përhapjen e dezinformatave, veçanërisht në dritën e një vale të fundit të vrasjeve fisnore në vend.
Ka kërcënuar prej kohësh një lëvizje kundër Facebook-ut, pasi shpalli një hetim parlamentar për “dezinformimin mediatik” në 2023.
Ndalimi shkaktoi një reagim të ashpër në Papua Guinenë e Re, me kryetarin e Bordit të Medias të Papua Guinesë së Re, Nevil Choi, i tha gazetës lokale Post-Courier se masa “kufizohet me autokracinë politike dhe abuzimin e të drejtave të njeriut”.
Deputeti i opozitës së Papua Guinesë së Re, Alan Bird, e përshkroi masën si “drakonike”.
“Dje Ministri i Policisë përdori ligjet kundër terrorizmit për të mbyllur Facebook-un, ishte vetëm një provë, ishte hapi i parë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Keni iPhone dhe përdorni WhatsApp - kemi disa lajme të shkëlqyera për ju!

Musk njofton se xAl ka blerë X

FBI paralajmëron: Mos përdorni këto faqe - po vjedhin të dhënat

A e shfrytëzoni shumë ChatGPT - këto mund të jenë pasojat negative të përdorimit të tepruar të tij

Meta sërish probleme me ligjin - shkrimtarët paditin kompaninë e Zuckerbergut

GTA 6 po vjen - ekspertët zbulojnë se sa mund të kushtojë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata