LAJMI I FUNDIT:

Facebook Messenger tani përdoret nga 500 milionë njerëz

Facebook Messenger tani përdoret nga 500 milionë njerëz

Kur Facebook pati vendosur që ta lansojë aplikacionin e pavarur të Facebook Messenger, rrjeti social ishte kritikuar shumë nga përdoruesit e saj, dhe nga shumë media të ndryshme botërore që thonin se Facebook po u imponon përdoruesve të saj shërbimet e saja.

Mirëpo, me sa duket kjo strategji ka funksionuar për Facebook, e cila ka njoftuar tani se aplikacioni i saj i komunikimit Facebook Messenger tani është duke u përdorur nga më shumë se 500 milionë njerëz.

Për tu përgjigjur ndaj kritikave, drejtori dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg e ka sqaruar së fundmi strategjinë e kompanisë së tij për lansimin e aplikacionit të ndarë për komunikim mes përdoruesve të saj.

"Ne e kuptojmë që të kërkosh nga secili anëtar i komunitetit të instalojë një aplikacion të ri është një rrezik i madh," ai pranoi, duke thënë se masa e tillë ishte shtyrë nga popullariteti i aplikacioneve të krijuara për qëllime të veçanta. "Këto aplikacione janë të shpejta dhe të fokusuara vetëm në mesazhe."


Facebook ka mbi 1.35 miliardë përdorues në mbarë botën, kështu që më shumë se një e treta e bazës së saj të përdoruesve janë duke e përdorur aplikacionin e tyre të ndarë, Facebook Messenger, rekord i cili është mbresëlënëse, duke pasur parasysh se versioni i ri i aplikacionit filloi vetëm disa muaj më parë. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Trump thotë se ai

Trump thotë se ai "ndoshta" do të zgjasë afatin e TikTok nëse një marrëveshje nuk arrihet

Apple prezanton zyrtarisht MacBook Air-in e ri me tre përmirësime: procesor më të fuqishëm, ngjyrë të re dhe kamerë të avancuar

Apple prezanton zyrtarisht MacBook Air-in e ri me tre përmirësime: procesor më të fuqishëm, ngjyrë të re dhe kamerë të avancuar

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
Kalo në kategori