Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook tashmë e ka bërë publik planin e saj për përvetësimin e krijuesit të “botës virtuale” Oculus për një shumë marramendëse prej 2 miliardë dollarësh.
Vegla e famshme e Oculus, e quajtur Rift (e cila vendoset në kokë), është një pajisje vizuale për të luajtur video lojëra. Por drejtori dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg tha se rrjeti social ka plane të mëdha për këtë pajisje.
Oculus u themelua në vitin 2012 nga Palmer Luckey, tani 21 vjeç, i cili ishte shkolluar në shtëpi dhe përvojën e tij të parë me teknologji e filloi duke bërë riparimin e iPhone-ëve të vjetër. Ai më vonë ka punuar si inxhinier në University of Southern California’s Institute for Creative Technologies.
Vetëm disa minuta pas njoftimit zyrtar, themeluesi i Oculus, Palmer Luckey e ka dhënë perspektivën e tij lidhur me shitjen e biznesit të tij tek Facebook.
“Kur Facebook fillimisht na ishte ofruar për partneritet, unë isha pak skeptik. Mirëpo, ndërsa unë u njoftova më shumë me vizionin e Facebook dhe pasi fola me Markun, partneriteti mes nesh morri një kuptim, sepse qëllimi ishte të ofrohej realiteti virtual për secilin” ka thënë Luckey.
Luckey e ka lavdëruar përkushtimin e Facebook për harduer dhe softuer të hapur dhe investimin e saj në Open Compute Project, ndërsa ka thënë se “partneriteti u mundëson atyre t’i ekzekutojnë disa nga idetë më kreative, duke marrë rreziqe të reja të cilat pa ndihmën e Facebook do të ishin të pamundura".
Themeluesi i Oculus ka thënë se blerja e kompanisë nga ana e Facebook do ta ndryshojë shumë pak kompaninë, ngjashëm sikurse është rasti me aplikacionin e famshëm WhatsApp.
Në përshkrimin e tij për Oculus, Luckey ka thënë se partneriteti me Facebook do ta sjell botën virtuale tek të gjithë, dhe se mënyra se si njerëzit luajnë lojëra do të ndryshojë përgjithmonë.
Reagimi i parë pas përvetësimit të Oculus VR nga ana e Facebook ka ardhur nga krijuesi i lojës Miecraft, Markus Persson i cili ka thënë se ai i ka ndërprerë të gjitha marrëveshjet e mundshme për versionin e lojës në Oculus Rift, pikërisht sepse Facebook tani do të jetë pronari i ri i kompanisë e cila e sjell realitetin virtual.
Duke e përshkruar vendimin e tij, Persson ka thënë se “Facebook më çmend”. / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Sa para, aq muzikë në YouTube

"Google duhet të shesë Chrome", Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk heq dorë nga qëndrimi

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja