Fabrizio Romano konfirmon se Messi ende gjendet në Barcelonë

Lionel Messi ende nuk është nisur në drejtim të Parisit për të kompletuar kalimin te Paris Saint-Germain.
Edhe pse mijëra tifozë e media ndërkombëtare janë duke e pritur argjentinasin para zyrave të klubit francez, ende nuk është realizuar fluturimi.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ende gjendet në Barcelonë, pranë familjes së tij.
Lojtari 34-vjeçar dhe babai i tij po e shikojnë kontratën e pranuar dje (e diel) nga PSG, duke sqaruar situatën dhe kushtet e ofruara.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































