LAJMI I FUNDIT:

Fabrizio Romano e Marca përgënjeshtrojnë Romeron se Barcelona ka transferuar Kounden – Chelsea shihet si favoritë

Fabrizio Romano e Marca përgënjeshtrojnë Romeron se Barcelona ka transferuar Kounden – Chelsea shihet si favoritë

Gazetari Gerard Romero e bëri të kryer transferimin e Jules Kounde te Barcelona.

Sipas raportimit të tij, Barcelona ka punuar gjithë natën që të bind Sevillën të transferojë francezin tek ta, derisa edhe kushtet me lojtarin janë arritur.

Madje, sipas Romeros, Kounde pritet të prezantohet te Barcelona nesër (e diel) apo të hënën e javës që po vije.


Kur të gjithë e panë Kounden te Chelsea – Barcelona qysh në mëngjes ka arritur marrëveshje me Sevillan
Lexo po ashtu Kur të gjithë e panë Kounden te Chelsea – Barcelona qysh në mëngjes ka arritur marrëveshje me Sevillan

Mirëpo, kështu nuk raportojnë edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano dhe MARCA, që kanë raportime më ndryshe.

“Jules Kounde. Ndërsa burimet e Sevillas mohojnë çdo marrëveshje me Barcelonën pasi negociatat janë ‘vetëm me Chelsean’, Barcelona po përgatit një ofertë zyrtare për të provuar të rrëmbejë marrëveshjen – pasi @gerardromero raporton për Barcelonën”.

“Chelsea, ende duke pritur për ‘dritën jeshile’ të Sevilla/Jules që nga e enjtja”, ka raportuar Romano.

Ndërsa Marca raporton: Transferimi i Kounde te Chelsea është praktikisht i mbyllur. Negociatat e klubit anglez me Sevillan janë vulosur praktikisht dhe gjithçka është gati që marrëveshja të zyrtarizohet në orët në vijim. Sido që të jetë, Barcelona ende po mban shpresë”.

Duket një tollovi e vërtetë sa i përket transferimit të Koundes tek njëri apo tjetri klub, por që kjo fundjavë do të jetë vendimtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori