Edhe pse trupat ruse e kanë marr pothuajse plotësisht nën kontroll qytetin port Mariupol në jug të Ukrainës, ushtria ukrainase akoma është e vendosur brenda fabrikës së çelikut Azovstal që ka mbetur njëherit edhe “kështjella” e fundit e forcave të armatosura të Ukrainës në këtë qytet.

E pavarësisht që zyrtarët prorusë nga Donbasit të martën thanë se ushtarët nga Donetksu dhe Luhansku, me ndihmën e ushtrisë rusë, filluan sulmet në Azovstal – marrja nën kontroll e kësaj pjese të qytetit paraqet probleme të mëdha për rusët, transmeton Telegrafi.


E përveç numrit të madh të ushtarëve ukrainas, mbrojtja territoriale, batalioni Azov dhe luftëtarët e huaj që gjenden përreth fabrikës, për ushtrinë paraqet probleme të mëdha dhe vetë “konfiguracioni i terrenit” dhe një sërë tunelesh që gjenden nën fabrikë, kurse brenda janë pikërisht të vendosur ushtarët ukrainas.

“Fabrikën Azovstal ku janë të stacionuar ushtarët, por me gjasë edhe qytetarët – e përbën një kompleks gjigant nga mure të trasha të betonit, dyerve të çelikta dhe istikamet nëntokësore të përforcuara. Në thelb është një qytet nën qytet”, shkruan New York Times.

2 54

Gazetari i Daily Mail, John Lawson, ka publikuar fotografinë që tregon një sërë tunelesh nën fabrikë, që janë ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë kur ekzistonte një kërcënim i madh i një konflikti bërthamor mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara.

Bazuar në atë çfarë është shfaqur në fotografi, tunelet gjenden në gjashtë kate nën tokë, e brenda kësaj hapësire mund të akomodohen deri në 40 mijë persona në rast se vjen deri te ndonjë sulm bërthamor.

Kur bëhet fjalë për vet sipërfaqen e fabrikës, aty gjenden një sërë deposh, oxhaqe që gjithashtu ofrojnë një lloj mbrojtje për ushtarët ukrainas.

Duke marr parasysh pozicionin e tunelit, ekspertët gjithashtu vlerësojnë se është pothuajse e pamundur të depërtohet me bombardime – pasi që ushtarëve rus do t’ju duhej të përdornin një teknikë të veçantë për të mbyllur tunelet apo për t’i detyruar ushtarët të dalin jashtë.

1 211

Përveç se është vështirë të shkohet deri te tunelet, ato i ofrojnë një mundësi ushtarëve ukrainas që akoma të mund të kryejnë sulme ndaj trupave ushtarake ruse që gjenden në qytet.

Tunelet u mundësojnë brigadave të dalin në sipërfaqe dhe të kryejnë sulmet guerile mbi trupat ruse. Sistemi i tuneleve është i ngjashëm me labirintet, ku akoma mbetet hapësirë e mjaftueshme që ushtarët të organizojnë sulme mbi ushtrinë ruse që gjendet në sipërfaqe.

Besohet se në sistemin e tuneleve janë të stacionuar rreth 1.500 ushtarë ukrainas. E mënyra e vetme që ushtria ruse të “pastroj” këtë pjesë është përdorimi i armëve kimike. /Telegrafi/