EXFIS fiton kontrata me NATO në vlerë prej 1.87 miliardë euro

Sukseset e vendit tonë në arenën ndërkombëtare, duket se vetëm po rriten. Kompania EXFIS ka nënshkruar kontrata me NATO për GLOBAL FUEL SERVICES në vlerë prej 1.87 miliardë euro.
Telegrafi ekskluzivisht ka zhvilluar një intervistë me Genc Bajrami, Drejtor i Shitjes dhe Marketingut në EXFIS.
1) Ju lusim na njoftoni pak për EXFISEx Fis është themeluar në vitin 1991, dhe operon në fushën e derivateve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Për më shumë se një dekadë, Ex Fis operon në fushën e aviacionit si dhe furnizon e jep shërbime të specializuara për NATO. Poashtu, shitja me pakicë është një divizion i rendësishëm i Ex Fis, për momentin operojmë 37 pika në Kosovë dhe kemi një trend të qëndrueshëm të rritjes.2) Kontratat me NATO-n, a na njoftoni më gjerësisht për kontratën, në cilat vende dhe për çfarë konkretisht?Kontratat me NATO emërohen GLOBAL FUEL SERVICES, geografikisht fillimisht ka kërkesa për: Norvegji, Gjermani, Estoni, Latvi, Lithuani, Poloni, Rumani, Bullgari, Mali, Chad, Iraq e pastaj edhe në vende tjera, normalisht sipas nevojes së ushtrive specifike të NATO-s. Përgjegjësitë e Ex Fis ndaj këtyre kontratave janë: furnizimi me aviokarburant, diesel e benzinë, transporti tokësor, hekurudhor dhe detar i derivateve, ndërtimi e menaxhimi i depove te derivateve, ndërtimi e menaxhimi i laboratorëve të derivateve si dhe ndërtimi e menaxhimi i pikave të shitjes me pakicë të derivateve.

















































