Kompanitë gjermano-kosovare të eksporteve të shërbimeve në fushën e energjisë, evroTarget, CubyLink dhe HORIZONTE-Group në Gjermani, do të jenë pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë, E-world energy & water, i cili do të mbahet më 11-13 shkurt, në Essen të Gjermanisë.
E-world energy & water është panair ndërkombëtar, më i madhi në Evropë, i fokusuar në sektorin energjetik duke përfshirë energjinë elektrike, gazin, ujin dhe teknologjitë e lidhura.
E pashmangshëm, pjesë e këtij panairi, viti pas viti ka qenë dhe do të jetë sërish kompania kosovare evroTarget, që eksporton shërbime në fushën e energjisë, nga Kosova për tregun gjerman, por jo vetëm.
Po ashtu pjesë e panairit do të jetë edhe CubyLink dhe HORIZONTE-Group.
Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i HORIZONTE-Group dhe CubyLink, Bashkim Malushaj, thotë se me HORIZONTE-Group dhe kompani të tjera marrin pjesë në këtë panair që nga viti 2003, ndërsa me evroTarget para 12 viteve kanë marrë pjesë me shtand, derisa në tre vitet e fundit kanë marrë pjesë rregullisht.

“Arsyet e pjesëmarrjes me kompanitë tona në këtë panair janë të shumta, por veçojmë atë për të krijuar kontakte të reja, për të forcuar marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe për të diskutuar tema të rëndësishme në një vend të vetëm. Pjesëmarrja ndihmon në zgjerimin e rrjetit të biznesit, identifikimin e mundësive të reja në treg dhe mbajtjen e hapit me zhvillimet më të fundit teknologjike”, thekson Malushaj.

Pjesëmarrja në këto panaire ka ndikuar që të ketë më shumë kontakte e kontrata të reja të cilat kanë rezultuar me vende të reja pune në evroTarget dhe CubyLink, duke ndikuar kështu në zhvillimin ekonomik të vendit.
Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i evroTarget, Hamdi Malushaj, thotë se pjesëmarrja ka ndikuar edhe në përmirësimin e imazhit të vendit.

“Ka shumë vite që ne jemi prezent në këtë panair, i cili është panairi më i madh në Evropë për çështjet energjetike. evroTarget është e fokusuar në eksportin e shërbimeve me projekte energjetike. Kemi krijuar qindra vende të reja pune dhe me kontaktet që i kemi pasur atje kemi ndikuar edhe në përmirësimin e imazhit të vendit tek investitorët gjigant në fushën e energjisë”, pohon Malushaj.
Rëndësia e pjesëmarrjes shtetërore në këtë panair
Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i HORIZONTE-Group, një kompani tejet e rëndësishme këshilldhënëse për Korporata Energjetike në Evropë, Bashkim Malushaj, shton se përfaqësuesit e shtetit të Kosovës duhet të marrin pjesë në këtë panair për shumë arsye, duke veçuar se aty marrin pjesë investitorët më të mëdhenj botëror në fushën e energjisë, dhe ky mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të ftuar investitor të huaj.
“Tregu energjetik është shumë i rëndësishëm edhe për Kosovën. Pjesëmarrja e përfaqësuesve shtetërorë do të ndihmonte në krijimin e lidhjeve ndërkombëtare, promovimin e interesave të Kosovës në sektorin energjetik dhe mundësinë për të tërhequr investitorë të huaj për projekte strategjike në fushën e energjisë.
Këtë proces mund ta mbështes me kontakt e mia”, thotë Malushaj.
Ai shton se me aq sa janë në dijeni, nuk ka pasur kompani tjera nga Kosova në këtë panair.
“Jemi krenarë që për kaq vite kemi marrë pjesë në panairin E-world wnergy & water, duke u takuar me shumë investitorë botëror në fushën e energjisë dhe kemi ndikuar në përmirësimin e imazhit të vendit.
Nuk kemi parë ndonjë kompani tjetër nga Kosova. Por, vlerësoj se është e domosdoshme pjesëmarrja e qeverisë së Kosovës pasi në këtë panair mund të takohen investitorët më të mëdhenj në fushën e energjisë, dhe është mundësi e shkëlqyer që të prezantohen përparësitë e shtetit në fushën e energjisë dhe kjo mund të ndikojë edhe tërheqjen e më shumë investitorëve të huaj në vend”, thekson Malushaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kosova ka bërë një hap historik”, Banka Botërore publikon një video për transformimin e Kosovës në donatore të IDA-s

Përgatituni për një përvojë estetike unike në hapësirën e ridizajnuar të Asa Medical Aesthetics

ZRrE: Vendimi për çmimin e rrymës pritet të merret më 11 prill

“Kosova ka bërë një hap historik”, Banka Botërore publikon një video për transformimin e Kosovës në donatore të IDA-s

KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

Eksploroni qytetin e dritave me ofertat speciale nga Prishtina Ticket!

ZRrE: Vendimi për çmimin e rrymës pritet të merret më 11 prill

Shkarkoni Aplikacionin Mobil të IP Petrol dhe Përfitoni Ofertat Ekskluzive!

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani