LAJMI I FUNDIT:

Evropa po përgatitet për përmbytjet më të mëdha në dekadat e fundit

Evropa po përgatitet për përmbytjet më të mëdha në dekadat e fundit

Evropa Qendrore po përgatitet për përmbytjet më të këqija në dekada për shkak të kalimit të ciklonit Boris, i cili pritet të vjen këtë fundjavë.

Sipas meteorologëve çekë dhe polakë, në disa zona të vendeve të tyre deri në 400 litra shi për metër katror mund të bien në katër ditët e ardhshme dhe rreth 200 litra në Austri dhe Sllovaki.

Manifestimet kulturore të planifikuara për këtë fundjavë u anuluan në këto katër vende për shkak të kalimit të paralajmëruar të ciklonit, raporton bbc.


Rezervuarët për grumbullimin e ujit, kryesisht në afërsi të digave, u boshatisën në mënyrë që të mos përmbyten.

Në Poloni, alarmet e motit janë ndezur në jug të vendit, kryesisht qytetet rreth lumit Oder, Wroclaw dhe Opole.

Në Wroclaw, i cili ka 675 mijë banorë, zyrtarët komunalë krijuan një qendër krizash, shkruan tvpworld.

Sipas ministrit çek të Mjedisit, Petar Hladik, situata në vend “mund të jetë e ngjashme me atë të viteve 1997 dhe 2002”.

Përmbytjet në vitin 1997 goditën Moravinë në lindje të Republikës Çeke. Të paktën 50 njerëz vdiqën dhe pati disa miliardë dollarë dëme. Pikërisht në atë rajon priten edhe këtë herë reshjet më të mëdha.

Në vitin 2002, përmbytjet goditën perëndimin e vendit, duke marrë 17 jetë dhe duke shkaktuar edhe më shumë dëme se në vitin 1997.

Qytetet në Moravia ngritën barriera shkaku i frikës së përmbytjeve, e cila do të shoqërohej me erëra deri në 100 kilometra për orë.

Dhjetëra ngjarje kulturore në rajon janë anuluar, duke përfshirë festivalin vjetor të verës në Znojmo, i cili tërheq dhjetëra mijëra vizitorë. Festivali romak gjithashtu u anulua në Carnuntum të Austrisë.

Sipas televizionit austriak ORF, niveli i ujit të Danubit mund të rritet në nivele që nuk janë parë për pesë deri në dhjetë vjet.

Kancelari austriak, Karl Nehammer tha se ushtria është e gatshme të dërgojë deri në një mijë ushtarë nëse është e nevojshme. Ushtria sllovake dhe zjarrfikësit vullnetarë janë gjithashtu në gatishmëri.

Reshjet mund të jenë më të mëdha se ato që goditën Evropën Qendrore në vitin 2013, e cila atëherë u konsiderua si më e keqja në një mijë vjet, paralajmëron shërbimi meteorologjik sllovak imeteo.sk.

Ndryshe, me lëvizjen e valës së ftohtë mbi Evropën në drejtim të lindjes, bora e parë ra në Kredaricë të Sllovenisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori