LAJMI I FUNDIT:

Evropa paralajmëron paketën 700 miliardë euroshe që synon të rrisë sigurinë kolektive

Evropa paralajmëron paketën 700 miliardë euroshe që synon të rrisë sigurinë kolektive

Zyrtarët evropianë po punojnë për të krijuar një paketë shumë miliardë dollarëshe që synon të rrisë sigurinë kolektive në rajon, në atë që do të jetë më e madhja e këtij lloji deri më tani, njftoi Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë fundjavës.

Duke folur për Bloomberg në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut në Gjermani, e cila u zhvillua nga 14 deri më 16 shkurt, Baerbock tha se paketa e madhe e mbrojtjes “nuk është parë kurrë më parë në këtë dimension”, transmeton Telegrafi.

Lajmi për paketën vjen pasi presidenti Donald Trump fillon negociatat me homologun e tij rus Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës gati trevjeçare në Ukrainë.


Gazeta gjermane Berliner Zeitung raportoi se Baerbock tha se paketa mund të kishte vlerë rreth 700 miliardë euro (732 miliardë dollarë), megjithatë, kjo shifër nuk ishte në artikullin e Bloomberg.

“Ngjashëm me euron ose krizën e koronës, tani ekziston një paketë financiare për sigurinë në Evropë. Kjo do të vijë në të ardhmen e afërt”, tha Baerbock. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori