LAJMI I FUNDIT:

Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Patrice Evra ka bërë një sugjerim të madh sa i përket të ardhmes së Paul Pogbas tek Juventusi pasi mesfushori francez pritet që t’i rikthehet fushës së gjelbër vitin e ardhshëm.

Në shkurt, Pogba ishte suspenduar për katër vite pasi ai kishte rezultuar pozitiv në substancën DHEA – një përbërës që nxit prodhimin e hormoneve në trup duke përfshirë testosteronin.

Sidoqoftë, të premten, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) edhe zyrtarisht e reduktoi dënimin e Pogbas në vetëm 18 muaj, që do të thotë se ai mund të rikthehet në futboll gjatë muajit mars.


Dhe tani, shoku i tij i ngushtë Evra ka dhënë një përditësim sa i përket situatës së Pogbas me klubin aktual Juventusin, duke sugjeruar se kontrata me gjigantin e Serie A mund të ndërpritet.

Në një podcast, Evra kishte folur për lajmet e fundit sa i përket dënimit të Pogbas.

“Unë mendoj se 99 për qind nuk do ta shohim Pogban me ngjyrat e Juventusit sërish. Ai duhet ta mbyllë këtë kapitull”, ka thënë Evra fillimisht.

Legjenda e Manchester Untied gjithashtu ka pranuar se ai ka planifikuar që ta telefonojë Medhi Benatian, drejtorin sportiv të Olympique Marseille, për të biseduar rreth të ardhmes së Pogbas.

“Unë do ta telefonj Medhi Benatian për t’i dhuruar atij (Pogbas) një telefonatë, sepse dyert janë hapur sërish”, shtoi ai.

Me të mësuar lajmin për reduktimin e dënimit të tij, Pogba mbrëmë kishte deklaruar se është shumë i lumtur që do t’i rikthehet futbollit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Premier League
Kalo në kategori