Event kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Burimeve Njerëzore!

Dita Ndërkombëtare e Burimeve Njerëzore (BNj) është një event që ka qëllim bashkimin e të gjithë stafit profesional të BNj, konsulencës dhe ndërmarrësisë në Kosovë. Gjithashtu është një mundësi e mirë për rrjetëzim profesional në fushën e BNj nga i cili do të përfitoni përmes ndarjes së njohurisë suaj në sektorët e ndryshëm.
Në këtë event, do të keni mundësinë ti takoni të gjithë ata që punojnë për të promovuar një balancë të mirë mes punëdhënësit dhe punëtorit drejt një harmonie të përbashkët.
Dita Ndërkombëtare e BNj ju ofron mundësinë të:
• Zhvilloni rrjetin tuaj duke njoftuar profesionist të ndryshëm në fushën e BNj
• Dëgjoni praktikat e mira dhe ato jo aq të mira në tregun e punës nga panelist, punëtorë, punëdhënë, fasilitues (OJQ)
• Dëgjoni ekspertët e fushës psikosociale rreth arsyeve pse menaxhimi i ndjenjave dhe shëndetit
mendor është i rëndësishëm.
• Dëgjoni zgjidhjet e ekspertëve në fushën e BNj, Konsulencës dhe Orientimit në karrierë.
















































