Policia në Metz të Francës ka udhëtuar evakuimin e një tregu, nga rreziku që mund të vinte prej një cilindri gazi që ndodhej brenda një veture.

Shitësit dhe konsumatorët është dashur të largohen përkohësisht, derisa hetuesit e kanë zbuluar se objekti është i parrezikshëm, transmeton Telegrafi.


Në ngjarje janë përshirë 30 policë, ndërsa nuk bëhen të ditura hollësitë së kujt i përkiste cilindri.

Ky rast ndodhi vetëm një ditë pasi në një treg në Berlin të Gjermanisë, një sulmues vrau 12 persona. /Telegrafi/

Evakuohet tregu shkaku i nje cilindri gazi te dyshimte foto 2