LAJMI I FUNDIT:

Evakuohen mijëra njerëz në Hanover të Gjermanisë, shkaku i dy bombave nga Lufta e Dytë Botërore

Evakuohen mijëra njerëz në Hanover të Gjermanisë, shkaku i dy bombave nga Lufta e Dytë Botërore

Rreth 50 mijë banorë të Hannoverit janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre, teksa ekspertët përgatitën të çaktivizojnë 5 bomba të dyshuara të Luftës së Dytë Botërore.

Operacioni në fjalë është i dyti i këtij lloji i zhvilluar në Gjermani, ndërsa pritet të prekë rreth një të dhjetën e popullsisë së qytetit. Mes ndërtesave të evakuuara janë edhe 7 shtëpi kujdesi, një klinikë, si dhe një fabrikë gomash.

Zyrtarët thonë se, të prekurit nga ky urdhër evakuimi do të mund të rikthehen në shtëpitë e tyre brenda pasdites së sotme.


Afati i fundit për t’u larguar nga shtëpitë ishte ora 9 e mëngjesit të kësaj të diele dhe rezidentët u këshilluan të merrnin mjetet më të rëndësishme me vete, përfshi këtu barna apo pajisje mjëkësore, si dhe të mbyllnin furnizimin me energji elektrike dhe me gaz.

Edhe sistemi i metrosë është prekur nga vonesat që pas orëve të para të mëngjesit. Qyteti i Hannoverit ka organizuar një program që përfshin ture nëpër muze, filma për fëmijë, si dhe ngjarje sportive për t’i ndihmuar njerëzit të kalojnë ditën në mënyrë sa më të kënaqshme që të jetë e mundur.

Ekspertët për çaktivizimin e bombave kontrolluan fillimisht afro 13 objekte të dyshimta, por prej tyre vetëm 5 konsiderohen si bomba të mundshme, dy prej të cilave u gjetën në një vendndërtim të qytetit Ëedelstase dhe 3 të tjera përreth tij.

Avionë të aleatëve perëndimorë bombarduan rëndë Hannoverin gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke vrarë mijëra vetë dhe duke shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit të asaj kohe. Më 9 tetor 1943, nata me më shumë viktima, 1.245 njerëz mbetën të vdekur dhe 250 mijë të tjerë mbetën të pastrehë, si pasojë e hedhjes së 261 mijë bombave mbi qytet.

Ky nuk është rasti i vetëm, pasi një evakuim i ngjashëm ndodhi edhe ditën e Krishtlindjes vitin e kaluar në Augsburg, ku rreth 54 mijë vetë u larguan përkohësisht nga shtëpitë si pasojë e një bombe 1.8 tonëshe u zbulua gjatë punimeve për një ndërtesë.

Në trend Botë

Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Kalo në kategori