Malisheva përballet me vërshime - 6 familje të evakuuara, po vëzhgohet diga e lumit

Reshjet e dendura që kanë përfshirë Kosovën në ditët e fundit kanë shkaktuar vërshime në disa zona të vendit. Një nga më të prekurat është Komuna e Malishevës, ku disa familje janë evakuuar.
Sipas zyrtarit për informim të komunës, Artan Paçarizi, deri më tani janë evakuuar gjashtë familje, ndërsa po mbahet nën vëzhgim digën e lumit Mirusha.

“Aktualisht janë evakuuar gjashtë familje, por që situata është e menaxhueshme”, tha Paçarizi për Telegrafin.
“Jemi duke e monitoruar me kujdes të shtuar digën”, shtoi ai, duke bërë të ditur se edhe kryetari, Ekrem Kastrati, ka dalë në terren për të vëzhguar situatën.
Deri më tani, nga vërshimet në Malishevë janë prekur qyteti dhe disa fshatra. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/01/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































