LAJMI I FUNDIT:

Eva!

Eva!

Dokumentar i ri i ditores “Guardian”, “Eva”, përcjell aktivitetin e vajzës nëntëvjeçare, pasi ajo u transferua në Tinkers Bubble, komunitetin britanik që nuk përdor shërbimet publike (si rryma). Teksa lufton me frikën se çfarë moshatarët mund të mendojnë për pasionin për mjedisin dhe vendosmërinë për t’u dëgjuar zëri i saj, dokumentari ofron një perspektivë se çfarë do të thotë jeta në komunitet të tillë unik, transmeton Telegrafi.

Joya Berrow dhe Lucy Jane janë regjisoret që e bënë këtë realizim. Ato tregojnë se komuniteti Tinkers Bubble që 25 vjet nuk përdor derivate të naftës. Pra, nuk aty ka probleme me karbonin.


Gjatë takimit me familjen Tizard, Eve (Eva) i shoqëron ata përreth. Ajo tregon pjesët më interesante të malit dhe se sa interesante është bashkëjetesa me natyrën.

“Koha e kaluar në këtë komunitet na ka ndihmuar të çmojnë vendet më të qeta e më pak dinamike; na lejonte të kemi parasysh ritmin dhe ndjenjat e natyrës dhe të njerëzve përreth. Kjo mund të ketë ndikim pozitiv të shëndeti mendor”, thonë regjisoret.

Për më shumë, shikojeni dokumentarin që hedh dritë mbi jetesën alternative e që çmon dedikimin ndaj lëvizjes për mbrojtjen e ambientit dhe kundër ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/