Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve në vitin 2020 ishin 4,385 PPS (njësi që mat të ardhurat sipas standardit të fuqisë blerëve) për banor, më të ulëtat në Europë, sipas një raporti të fundit të Eurostat.
Mënyra se si shpërndahen të ardhurat dhe pasuria në të gjithë shoqërinë përcakton shkallën në të cilën individët kanë akses të barabartë në mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda një ekonomie kombëtare. Një masë shumë e rëndësishme e shpërndarjes së të ardhurave, sipas Eurostat, janë të ardhurat e disponueshme të ekuivalizuara mediane (të ardhura të disponueshme) të shprehura në standardin e fuqisë blerëse (PPS) për banor.
Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve janë shumë më të ulëta se mesatarja europiane, duke përbërë vetëm 24.5 për qind të mesatares së BE-së. Sipas Eurostat, në vitin 2020, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin mesatarisht 17,871 PPS për banor në BE.
Pas Shqipërisë, më të ulëtat të ardhurat mesatare të disponueshme janë në Maqedoninë e Veriut (5,988 PPS) dhe Serbi (6602 PPS). Mungojnë të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën.
Edhe publikime të tjera të Eurostat, për të ardhurat për frymë dhe konsumin, Shqipëria ka treguesit më të dobët të standardit të jetesës. Me 32 për qind të mesatares europiane Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 2021, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat (të dhënat nuk përfshijnë Kosovën).
Bosnjë Hercegovina ka të ardhura për frymë sa 33 për qind e mesatares së BE-së, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka treguesin 10 pikë përqindje më të lartë sesa Shqipëria (42), Serbia 44 dhe rekordin në rajon e mban Mali i Zi, me 47 për qind.
Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre, sërish Shqipëria është e fundit, me 39 për qind të mesatares europiane. Bosnja e ka këtë tregues 41 për qind, Maqedonia e Veriut 49 për qind, Serbia 52 për qind dhe Mali i Zi 60 për qind.
Europa
Sipas Eurostat, në vitin 2020, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin mesatarisht 17,871 PPS për banor në BE.
Ky tregues ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme në shtetet anëtare të BE-së dhe varionte nga 28,675 PPS në Luksemburg, në 7,724 PPS në Rumani.
Nivelet më të larta të të ardhurave mesatare të disponueshme u regjistruan në shtetet anëtare perëndimore dhe nordike të BE-së, si Luksemburgu (28,675 PPS), Gjermania (24,212 PPS), Austria (23,334 PPS) dhe Belgjika (22,294 PPS). Nga ana tjetër, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin më të ulëta në shumicën e Shteteve Anëtare jugore dhe lindore, si Rumania (7,724 PPS), Bullgaria (8,647 PPS), Hungaria (9,699 PPS) dhe Sllovakia (10,076 PPS). /Monitor/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Hapet "Baubox", shitorja e parë në Tetovë që shet produkte për nevojat shtëpiake

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Gjykimi për "Rastin e 53 milionë eurove”, dëshmitari thotë se pagesa është kosto që doli si rezultat i mospërmbushjes së obligimeve nga Qeveria

Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para vrasjes së dyfishtë në Kavajë

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr