LAJMI I FUNDIT:

Eurostat: Shqipëria ndër vendet me sezonalitetin më të lartë turistik në Evropë

Eurostat: Shqipëria ndër vendet me sezonalitetin më të lartë turistik në Evropë

Shqipëria po bën përpjekje për ta shtrirë turizmin përgjatë gjithë vitit, por sërish në muajt e verës është përqendrimi më i lartë i turistëve, ndryshe nga shtetet e tjera të Evropës, ku hotelet janë të zëna me punë pothuajse gjatë gjithë vitit.

Kroacia, Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi janë renditur nga Eurostat ndër vendet që kanë sezonalitetin më të lartë turistik në Evropë.


Në total, rreth një e treta e netëve turistikë në Evropë janë shpenzuar në korrik dhe gusht, sipas Eurostat. Ndërsa në Shqipëri, kjo peshë arriti në rreth 46 për qind, sipas përpunimeve të Monitor, bazuar në statistikat e Eurostat, e treta pas Kroacisë (59 për qind) dhe Bullgarisë (48 për qind), duke lënë pas Greqinë (43 për qind).

Gjithsej, në Shqipëri u shënuan në vitin 2022 rreth 3.83 milionë netë-qëndrime, me një rritje prej 20 për qind në krahasim me vitin pararendës.

Përmirësimi ka ndodhur në pjesën e parë të vitit, ndërsa në gusht netë-qëndrimet ranë me 2.5 për qind, pas një përmirësimi në shtator dhe tetor, sërish nëntori dhe dhjetori kishin tendencë rënëse.

Në dy muajt e parë të 2023, numri i netë-qëndrimeve është rritur me 3.6 për qind.

Evropa; Më shumë se një e treta e netëve turistike kalohen në korrik dhe gusht

Sipas Eurostat, sezonaliteti ka pasur gjithmonë një ndikim thelbësor në turizëm, dukuri e dukshme në modelet e mbërritjeve të turistëve dhe netëve e kaluara në hotelet dhe vendpushimet turistike të BE-së.

Gjatë periudhave të pikut të pushimeve, zonat turistike mund të përballen me mbipopullim dhe pakësim të burimeve. Anasjelltas, periudhat më të qeta mund të shkaktojnë objekte të papërdorura dhe paqëndrueshmëri të punës, për shkak të luhatjeve të kërkesës.

Në vitin 2022, u vu re modeli tradicional sezonal, ku shumica e netëve të kaluara u regjistruan në gusht (18 për qind e netëve të kaluara në 2022; 478 milionë netë), e ndjekur nga korriku (16 për qind; 440 milionë). Në të kundërt, përqindja e netëve të kaluara ishte më e ulëta në janar (3 për qind; 89 milionë), e ndjekur nga shkurti (4 për qind; 111 milionë).

Një pjesë e konsiderueshme e mbërritjeve, u regjistrua gjithashtu në korrik dhe gusht (secili muaj 14 për qind e totalit të mbërritjeve në 2022; përkatësisht 127 dhe 128 milionë udhëtarë të ardhur). Duhet përmendur korrelacioni midis mbërritjeve dhe netëve të kaluara gjatë këtyre muajve të pikut.

Kulmi në netët e kaluara, është më i madh sesa kulmi i mbërritjeve, duke sugjeruar që turistët priren të qëndrojnë më gjatë në këto muaj tepër ngarkuar, kohë e cila korrespondon me periudhën kryesore të pushimeve. Kjo tendencë rrit kërkesën për akomodime gjatë sezonit të verës.
Muajt e pikut për netët e kaluara, ishin korriku dhe gushti në të gjitha vendet e BE-së në vitin 2022. Modeli sezonal ishte më i theksuar në Kroaci (59 për qind e netëve të kaluara në 2022), Bullgari (48 për qind) dhe Greqi (43 për qind).

Ndërkohë, modeli sezonal ishte më pak i theksuar në Maltë dhe Finlandë (të dyja 25 për qind) dhe Gjermani (26 për qind). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori