EUROPA TUTKUNE

Nga: Nick Cave Përktheu: Fadil BajrajNë këtë natë europiane jam në zgrip Kafenetë dhe baret ende kundërmojnë Ajri është tepër i dendur për të parë Ama nuk është mjaft i dendur për t’u mbështetur Po ik në zvarritje katatonike Dhe në qoftë se vdes sonte atëherë më hidhni Në ndonjë gropë të shkretë teutonike Gjashtë këmbë me shpirt të këputur e të mërdhirë Dhe përnjëmend do të mund të gjithë të vdisnim nga turpi Dhe përnjëmend do të mund të gjithë të vdisnim nga turpi Europë Tutkune, Europë Tutkune, Europë Tutkune. Oh natë utopike në zgrip Nga fundi i sqollit fytyra e nënës më shikon me ngulm Dëshmitare e gjurmëve të shkatërrimit tim Përpiqem ta braktis këtë pijetore Këmbët e mia janë magnetizuar për orendi Dyshemeje ma tërheq fytyrën Dhe në qoftë se vdes sonte Më shitni si asht parahistorik Një copë suveniri mbeturinash për japonezë Për t’i mashtruar miqtë e vet kur të kthehet në shtëpi Valle-paraje... Zor e kam për t’u bërë ballë ditëve si kjo. Ma jep shishen e të tjera Europë Tutkune, Europë Tutkune, Europë Tutkune
















































