LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputetët: Qeveria e re t’i zbatojë reformat prioritare

Eurodeputetët: Qeveria e re t’i zbatojë reformat prioritare

Deputetët evropian Eduar Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl të cilët ishin ndërmjetësues në Marrëveshjen e Përzhinës, pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë së re nga ana e Zoran Zaevit, në një njoftim të përbashkët theksojnë se dhënia e mandatit përbën një hap të rëndësishëm në procesin e formimit të qeverisë së re, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne shpresojmë se fryma konstruktive do t’i nxisë të gjitha partitë të kapërcejnë dallimet dhe punojnë për pajtimin si interes i përbashkët i të gjithë qytetarëve” theksojnë eurodeputetët.


Ata gjithashtu shprehën pritshmërinë për formimin e shpejtë të qeverisë e cila do të zbatojë reformat që dalin nga Marrëveshjes e Përzhinës dhe reformat urgjente prioritare./Telegrafi/