LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputetët nga Bullgaria kërkojnë që maqedonasit e Shqipërisë të mbrohen si bullgarë

Eurodeputetët nga Bullgaria kërkojnë që maqedonasit e Shqipërisë të mbrohen si bullgarë

Agjencia e lajmeve “MIA” njofton se me amendamente të eurodeputetëve bullgar Andrej kovaçev dhe Angel Xhambaski, Parlamenti Evropian nesër është e mundur të miratojë paragraf në rezolutën për Shqipërinë, e cila drejtpërdrejtë do të jetë në dëm të maqedonasve nga Golobërda, Gora dhe Prespa e Vogël, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njëkohësisht, si amendamenti i 24 në seancën e nesërme plenare të Europarlamentit në Strasbourg, 751 eurodeputetë do ta konfirmojnë Rezolutën për Shqipërinë, ku Kovaçev dhe Xhambaski në momentin e fundit duan të shtyjë tezë se pakica maqedonase në tre vendet e potencuara është në të vërtetë bullgare.

“PE-ja vëren se nevojiten përpjekje shtesë për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha pakicave në Shqipëri, përmes implementimit të tërësishëm të ligjdhënies relevante dhe rekomandon mbrojtje të të drejtave të personave me kombësi bullgare në Prespë, Golobërdë dhe Gorë të mundësohet me ligj dhe e siguruar në praktikë”, thuhet në amendamentin e eurodeputetëve bullgarë të Rezolutës shqiptare.


Paraprakisht Kovaçev në PE ka deklaruar se në Shqipëri jetojnë 100 mijë bullgarë, të cilët nuk i kanë të gjitha të drejtat e një pakice të pranuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori