Faza e 1/8-ave në EuroBasket 2025 vazhdoi sot me katër ndeshje shumë interesante, të cilat përcaktuan katër skuadra që kalojnë në çerekfinale.


Turqia 85–79 Suedia 

Në një ndeshje të tensionuar në fazën e 1/8-ave në Riga, Turqia siguroi kalimin në çerekfinale përmes një fitoreje 85-79.  

Suedia nisi mirë dhe shënoi epërsinë në pjesën e parë, por Turqia riktheu kontrollin në pjesën e dytë, veçanërisht në çerekun e tretë, ku dominuan përfundimisht. 

Alperen Sengun ishte ylli i ndeshjes me 24 pikë, 16 kërcime dhe 6 asistime. Cedi Osman shtoi 17 pikë, ndërsa Erxhan Osmani kontribuoi me 14 pikë dhe 9 kërcime.


Finlanda 92–86 Serbi 

Finlanda eliminoi Serbinë me rezultat 92-86 përmes një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Lauri Markkanen.

Serbia u mundua të rikthehej në lojë, por nuk ia doli.


Lituania 88–79 Letoni 

Në një përballje baltike mes fqinjëve tradicionalë, Lituania triumfoi dhe siguroi biletën për në raundin tjetër të garës, duke eliminuar Letoninë përmes një paraqitjeje konsistente dhe publikut vendas që i dha impakt emocional.


Gjermania 85-58 Portugali 

Gjermania e kaloi me lehtësi gjithë ndeshjen dhe triumfoi thellësisht ndaj Portugalisë. 

Franz Wagner shkëlqeu në parket, duke ndihmuar ekipin të mbërrijë pa probleme në çerekfinale.


Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale (pas ndeshjeve të sotme): 

Turqia 

Finlanda 

Lituania 

Gjermania


/Telegrafi/

telegrafi sport app