LAJMI I FUNDIT:

Euro në rënie të lirë në Shqipëri

Euro në rënie të lirë në Shqipëri

Monedha shqiptare po e thellon më tej mbiçmimin ndaj euros, por dhe valutave të tjera të huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha europiane po këmbehet mesatarisht me 104.85 Lekë, ky është niveli më i ulët i Euros që nga mesi i muajit Gusht.


Për një periudhë pothuajse 1 vjeçare monedha europiane është zhvleftësuar me mbi 15% kundrejt lekut.

Monedha vendase vazhdon të qëndrojë e mbiçmuar edhe ndaj valutave të tjera.

Dollari sipas kursit të bankës qendore po këmbehet mesatarisht me 98.05 lekë, Paundi me 120.66 lekë, ndërsa franga me 108.97 Lekë./TV Klan