Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, konsiderohet i nevojshëm për drejtësinë vendore, derisa kjo e fundit të zhvishet nga politika. Juristët kosovarë thonë se Kosova ende ka nevojë për praktikat e Bashkimit Evropian, prandaj votimi i ligjvënësve për t’ia vazhduar mandatin edhe për dy vjet vlerësohet i arsyeshëm.
Edhe pse në të kaluarën zyrtarët e EULEX-it “kishin rrahur gjoks” se do t’i arrestojnë peshqit e mëdhenj që merren me korrupsion dhe krim të organizuar, kjo nuk ndodhi dhe ky mision më shumë u fokusua në gjykimin dhe dënimin për krime të luftës.
Sipas juristëve kosovarë, EULEX-i ka qenë relativisht i dobishëm për Kosovën dhe se ka ndërtuar deri diku një sistem efikas gjyqësor. Ndërsa thonë se në dy vjetët e ardhshme duhet që vendorët të marrin në duar të gjitha rastet e profilit të lartë, shkruan gazeta “Zëri”.
Profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Vigan Qarroli, ka thënë se Kosova ka nevojë për EULEX-in dhe se dobia e këtij misioni nuk duhet të shihet me inerci.
“Vazhdimi i mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet të tjera nënkupton para se gjithash nevojën e Kosovës për këtë mision të fushën e sundimit të ligjit. Dobia e EULEX-it për popullin e Kosovës nuk duhet të shihet me inerci dhe me perceptim negativ – se gjithçka ka shkuar keq. Spektaklet mediale janë çështje e mërzitshme për publikun. Prandaj edhe jo rrallë ky mision kryqëzohet se ka bërë punë jo sa duhet”, është shprehur Qarrolli.
Edhe avokati Arianit Koci konsideron se EULEX-i ka qenë i dobishëm për Kosovën dhe prandaj duhet të vazhdojë të qëndrojë edhe më tutje në Kosovë.
“Gjatë kësaj periudhe duhet që ne vendorët, t’i marrim në duar të gjitha rastet e profilit të lartë. Bërllokun tonë, nëse ka, duhet ta pastrojmë vetë”, është shprehur Koci.
Ndërkaq avokati tjetër Tomë Gashi, e ka kundërshtuar vazhdimin e misionit duke thënë se EULEX-i “nuk ka treguar kurrfarë rezultati edhe pas tetë vjetësh”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City