Kështu kanë bërë të ditur burime të besueshme të Gazetës Blic brenda Misionit Evropian për Sundim të Ligjit.

Sipas këtyre burimeve, ky këshilltar i lartë i Thaçit është marrë në pyetje rreth 9 orë, ku i pranishëm ka qenë edhe avokati i tij.


Zyrtarët të EULEX-it as nuk e kanë pohuar e as nuk e kanë mohuar marrjen në pyetje të këshilltarit të kryeministrit. Në një përgjigje me shkrim që ia ka dhënë gazetës zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi tha se ky mision “s’ka koment” në lidhje me këtë çështje.

Mirëpo, sipas burimeve mësohet se ky këshilltar i Thaçit është pyetur edhe në lidhje me krimet e luftës.

Kohëve të fundit, mediet kanë raportuar se gjatë muajit mars pritet të ndodhin arrestimet e disa zyrtarëve të lartë të PDK-së e AAK-së nën dyshimin për krime lufte, transmeton Blic.

Poashtu shumë shpejt pritet të themelohet një Tribunal për krimet lufte në Kosovë, ku përpos shqiptarëve, do të gjykohen edhe serbët. /Telegrafi/