Klubi suedez BK Hacken ka siguruar kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Evropës 

Kjo u bë e mundur pasi ata triumfuan pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-2 gjigantit belg Anderlecht. 


Më meritori për këtë kualifikim të suedezëve ishte padyshim portieri shqiptar Etrit Berisha. 

Berisha u tregua fenomenal në këtë takim, duke arritur ta presë një penallti dhe duke shënuar atë vendimtaren. 

36-vjeçari u tregua ‘i ftohtë’ nga pika e bardhë për të realizuar penalltinë e katërt, e cila i dha kualifikimin ekipit të tij dhe eliminoi Anderlechtin e Besnik Hasit. 

Momente të tilla kur një portier pret një penallti dhe shënon një tjetër janë të rralla dhe në këtë natë evropiane Berisha ishte protagonist i një skenari të tillë./Telegrafi/

telegrafi sport app