Portieri Etrit Berisha është larguar sot nga grumbullimi me Kombëtaren Shqiptare për shkak të një dëmtimi, ndërsa është gjetur menjëherë zëvendësuesi i tij.

Bëhet fjalë për portierin e Shqipërisë U21, Gentian Selmani, që është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Edi Reja,


Ai do ta plotësojë treshen e portës bashkë me Thomas Strakoshën dhe Alban Hoxhën.

Etrit Berisha 1 e1564649926628

Kuqezinjtë do të përballen nesër (e martë) në mbrëmje me Islandën.

Një sfidë vendimtare për fatet e eliminatoreve të Euro 2020-ës, ndërsa nga minuta e parë pritet të startojë pikërisht gardiani i Lazios, Thomas Strakosha. /Telegrafi/

telegrafi sport app