Samuel Eto'o ka thënë se Kylian Mbappe do të bëhet një "mbreti i ri" në futboll, pasi Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi të jenë pensionuar nga futbolli.

Lojtari 22-vjeçar shihet si favorit për të ndjekur hapat e portugezit dhe argjentinasit në një të ardhme të afërt.


Sulmuesi i Paris Saint-Germain, i cili është i lidhur me një kalim te Real Madridi, ishte në një formë të shkëlqyer sezonin e kaluar.

Mbappe shënoi 42 herë në 47 paraqitje në të gjitha garat, pavarësisht se PSG humbi titullin Ligue 1 te Lille.

Eto'o ka insistuar që kapiteni i Barcelonës Messi dhe super ylli i Juventusit, Ronaldo - janë lojtarët e klasit botëror që pushtojnë ende futbollin me golat e tyre.

Legjenda 40-vjeçare, i cili luajti së bashku me Messin te Barcelona, ​​tani ka sugjeruar që Mbappe do të bëhet një "zot" në futboll.

Duke folur për gazetën argjentinase La Nacion, Eto'o ka thënë: "Cristiano është një ‘zot’ tjetër. Së bashku me Messin, ata janë lojtarët që pushtojnë futbollin aktual me notat më të larta”.

Ronaldo 1 5

"Por, një 'zot' tjetër po vjen kur Messi dhe Cristiano të lodhen duke na dhënë kënaqësinë e futbollit. Ai ‘zot i ri’ do të jetë Kylian Mbappe".

Marrëveshja aktuale e Messit me Barcelonën do të skadojë në fund të këtij muaji, derisa ajo e Ronaldos me Juventusin në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app