LAJMI I FUNDIT:

Eto’o flet për pranimin e ofertës nga Interi, bindjen nga Materazzi, mesazhet nga Mourinho e Moratti dhe tregon se do të vdes si një ‘Interist’

Eto’o flet për pranimin e ofertës nga Interi, bindjen nga Materazzi, mesazhet nga Mourinho e Moratti dhe tregon se do të vdes si një ‘Interist’

Ish-sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o pretendon se do të ‘vdes’ si ‘Interist’, ndërsa kujton lëvizjen e tij nga Barcelona dhe fitimin e Ligës së Kampionëve.

Eto’o u transferua në Inter në verën e vitit 2009, si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Zlatan Ibrahimovic dhe vazhdoi të shënojë 53 gola në dy sezone, duke fituar edhe tripletën në vitin 2010.

Ylli nga Kameruni ka zbuluar gjithë historinë e tij të transferimit të klubi i madh italian, duke treguar të gjithë atë që e bindën të kalojë në Giuseppe Meazza.


“Nuk ka asnjë debat”, Eto’o: Isha më i mirë se Drogba dhe Diouf, jam afrikani më i mirë në histori
Lexo po ashtu “Nuk ka asnjë debat”, Eto’o: Isha më i mirë se Drogba dhe Diouf, jam afrikani më i mirë në histori

“Nëse je Interist një herë, do të vdesësh një Interist. Kështu është”, ka thënë fillimisht Eto’o për Gazzetta dello Sport.

“Mourinho më bindi në një mënyrë të thjeshtë: ai më dërgoi fanellën me numër 9 të Interit dhe më shkroi duke thënë ‘është e juaja, po ju pret’”.

“Kishte një ndryshim të madh midis pagës së ofruar nga Interi dhe asaj që kërkova, kështu që i mahnita të gjithë në tavolinë”.

“Unë i thashë, ‘le ta kthejmë pjesën e humbur në shpërblime të ekipit, nëse fitojmë Ligën e Kampionëve brenda dy viteve’. Dhjetë muaj më vonë, ne ishim kampionë evropianë”.

“Materazzi atëherë më dërgoi mesazhe duke thënë, ‘nëse vini në Inter, ne do të fitojmë gjithçka’. Unë nuk e kisha numrin e tij në librin tim të adresave, kështu që e pyeta [Demetrio] Albertinin: ‘A është i juaji?’”.

“Në të vërtetë ishte Marco. Një gjë e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë në tërë karrierën time: ai mesazh mbante peshë të madhe në vendimin tim. Dhe lindi një miqësi”.

“Presidenti Moratti më thirri menjëherë pas dhe, në frëngjisht të përsosur, më tha: ‘Eto’o, më beso: do të kesh një kohë të shkëlqyeshme në Inter, do të ndjehesh si në shtëpi’. Ai kishte të drejtë”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

Sport vendor
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori