Shenjat e sëmundjes janë temperaturë, ethe dhe hemorragji. Burim infeksioni janë kafshët, kryesisht miu dhe insektet. Transmetohet dhe ndërmjet njerëzve me kontakt të ngushtë. Nuk ka mjekim specifik.
Ethet hemorragjike janë grup i sëmundjeve infektive akute të rënda të shkaktuara nga viruset. Karakterizohen me dëmtim të sistemit vaskular si dhe çrregullim të aftësisë rikuperuese të organizmit. Këto simptome shpesh shoqërohen me hemorragji, që në shumicën e rasteve janë edhe shkaktarë të vdekjes.
Etiologjia
Shkaktarët e etheve hemorragjike janë viruset, të cilat varësisht se cilës familje i takojnë ndahen në katër grupe•:
Filoviridae– Ebola dhe Malburg
Arenaviridae– Lassa dhe New World arenovirus
Bonyaviridae– Etheve Krime-Kongo, Rift Vallery, dhe Ethet me sindromë renale
Flaviviridae– Ethet Denga, Ethet e Verdha, Ethet e Omskut dhe Kiasenurit.
Epidemiologjia
Shkaktarët e etheve hemorragjike janë të përhapur në gjithë globin. Njerëzit mund të infektohen edhe nga strehuesit e eksportuar prej vendeve tjera, që njihen si vende endemike për një lloj të caktuar të caktuar të etheve hemorragjike.
Transmetimi
Ethet hemorragjike transmetohen prej kontaktit të njerëzve me strehuesit. Viruset që barten nga brejtësit transmetohen kur njerëzit vijnë në kontakt me urinën, materiet fekale, pështymën ose ekskrecionet tjera trupore të brejtësve të infektuar.
Virusët e bartur me vektor antropod përhapen më së shpeshti kur mushkonja ose rriqra pickon njeriu. Disa vektor mund t’i transmetojnë viruset në kafshët shtëpiake, dhe njerëzit infektohen duke u kujdesur për këto kafshë ose gjatë therjes së tyre (p.sh. kasapët). Disa viruse përhapen pastaj prej njeriut në njeri (p.sh. Ebola, Marburg, Lassa dhe Krime Kongo).
Pasqyra klinike
Shenjat dhe simptomat specifike varen nga lloji i etheve hemorragjike. Simptomat fillestare janë: ethe, lodhje, marramendje, dhimbje e muskujve, plogështi, humbje e fuqisë. Pacientët shpesh kanë gjakderdhje në lëkurë, në organet e brendshme, nga goja, sytë, veshët. Pacientët mund të kenë shenja të shokut, çrregullime të funksionit të sistemit nervor, komë, delirium etj. Disa lloje të etheve hemorragjike shoqërohen me insuficiencë renale.
Trajtimi
Pacientët me ethe hemorragjike trajtohen me terapi simptomatike, sepse në përgjithësi nuk ka terapi bazë për shërim. Ribavirina- një bar antiviral është efektiv në trajtimin e disa pacientëve me ethe Lassa ose ethe hemorragjike me syndromë renale.
Preventiva dhe kontrolli
Përveç etheve hemorragjike argjentinase për të cilat ekziston vaksinë, për llojet tjera nuk ka vaksinë. Prevenca kryesore është shmangia e kontaktit me strehuesit e infektuar. Nëse veç ka ardhur te shfaqja e sëmundjes, duhet penguar bartja nga njeriu në njeri. Për shkak se shumica e viruseve që shkaktojnë ethe hemorragjike barten nga brejtësit, prevenimi duhet përfshijë:
* kontrollimin e popullimit të brejtësve
* eliminimin e minjve nga shtëpitë dhe vendet e punës
* prishja e çerdheve dhe largimi i bajgave të brejtësve
* për ata virus që barten me vektor antropod prevenimi fokusohet në kontrollimin e gjithë komunitetit. Njerëzit duhet këshilluar për mbytjen e insekteve, veshje adekuate, vendosjen e rrjetave në dritare, dhe barriera të tjera për largimin e insekteve dhe shmangien nga thumbimet.
* te rastet e përhapjes prej njeriut në njeri duhet shmangur kontakti i afërt me personat e sëmurë. Personat e sëmurë duhet izoluar. Kontrolli tjetër është dezinfektimi, përdorimi adekuat i mjeteve punuese nga ana e punëtorëve shëndetësorë.
Disa lloje të etheve hemorragjike më të përhapura në Kosovë
Ethet hemorragjike Krime-Kongo (Crimean-Congo) Ethet hemorragjike Krime-Kongo shkaktohen nga infeksioni me virusin e bartur me rriqra që është i llojit Nairovirus dhe bën pjesë në familjen Bonyaviridae. Sëmundja së pari është zbuluar në Crimea më 1944 nga ka marrë emrin, më vonë është gjetur edhe në Congo më 1969.
Epidemiologjia – Sëmundja më shpesh haset në Evropën lindore veçanërisht në Bashkimin Sovjetik. Poashtu është e përhapur edhe në Mediteran, Kinë Veriperëndimore, Azi Qendrore etj. Te njerëzit më shpesh përhapet në periudhën prill-shtator.
Transmetimi – Rriqrat Hyaloma janë rezervuar dhe vektorë të virusit KrimeKongo. Disa kafshë shtëpiake si gjedhet, dhitë, delet dhe lepujt e egër janë strehues të virusit. Transmetimi te njerëzit ndodh kur ata vijnë në kontakt me kafshët e infektuara ose rriqrat. Sëmundja përhapet edhe prej njeriut të infektuar në tjetrin përmes gjakut ose lëngjeve trupore. Poashtu përhapja mund të ndodh nga sterilizimi jo adekuat i mjeteve punuese, kontaminimi i tyre, etj.
Simptomat – Fillimi i sëmundjes është i menjëhershëm me temperaturë të lartë, kokëdhembje, dhimbje shpine, dhimbje nyjesh, dhimbje barku dhe vjellje. Vërehen sy të skuqur, fytyrë e skuqur, gjuhë e skuqur. Me progresionin e sëmundjes shfaqet epistaksë, gjakderdhje në vendin e dhënies së
injeksionit, e cila gjakderdhje fillon nga dita e 4-të e sëmundjes dhe zgjat rreth 2 javë.
Diagnoza – Në hemogram vërehet leukopeni, trombocitopeni, ndryshime karakteristike për koagulimin intravaskular të diseminuar. Në analizat e urinës vërehet hematuri, proteinuri, oliguri, azotemi. Me analiza serologjike përcaktohen antitrupat specifik.
Prognoza – Vdekshmëria është e lartë, ajo sillet prej 10-50%.
Trajtimi – Kryesisht është simptomatik. Shoku luftohet me dhënien e gjakut, te KID jepet heparinë. Ribavarina është mjaft e efektshme.
Profilaksa – Duhet luftuar kundër vektorit. Rriqrat luftohen me Dietil-mtoluanide. Te personat që mund të jenë në kontakt me rriqra këshillohet përdorimi i dorëza ve dhe rrobave mbrojtëse.
Ethet hemorragjike me sindromën renale
Sëmundja shkaktohet nga hantavirusët-familja Bonyaviridae. Karakterizohet me intoksikacion të rëndë shoqëruar me dëmtime kapilare difuze, fenomene hemorragjike, shok, çrregullime të rënda hidroelektrike dhe me insufieieneë renale.
Epidemiologjia – Janë tre serotipe të hantavirusëve:
1. Hantan Seoul dhe Dobrava-Beograd janë shkaktar të etheve hemorragjike me sindrom renale. Virusi hantan është i përhapur në Azi, veçanërisht në Kinë dhe Rusi.
2. Virusi Puumala-shkakton nefropati endemike. Është i përhapur në Skandinavi, Evropën perëndimore dhe Rusi.
3. Virusi Dobrava është i përhapur në Ballkan.
Transmetimi – Barten përmes brejtësve. Njerëzit infektohen me këta virus dhe zhvillojnë sindromë renale pas ekspozimit me urinën, bajgat dhe salivën e brejtësve të infektuar. Transmetimi ndodh edhe kur urina e infektuar dhe materiet tjera bien në kontakt direkt me lëkurën e dëmtuar ose me membranat mukozale në sy, hundë ose gojë. Poashtu njerëzit që punojnë me brejtës të gjallë mund t’u ekspozohen viruseve pas kafshimit të tyre nga kafshët e infektuara. Transmetim i prej njeriut në njeri mund të ndodh, por është shumë i rrallë.
Simptomat – Zakonisht simptomat paraqiten l-2 javë pas infeksionit, por mund të paraqitet edhe pas 8 javëve.
Faza e parë fillon përnjëherë me kokëdhembje intensive, temperaturë të lartë, dhimbje shpine dhe barku, ethe, dridhje, nauze, vjedhje dhe fotofobi. Vërehen ekzantema eritematoze në fytyrë, qafë, shpinë, skuqja e faringut, edema periorbitale.
Faza e dytë zhvillohet në ditën e pestë dhe zgjat 24-48 orë. Karakterizohet me hipotension dhe gjendje shoku. Shenjat tjera janë tahikardi, lëkura e ftohtë, në gjakun periferik-leukoeitozë, neutrofili, tromboeitopeni limfocite atipike.
Faza e tretë zhvillohet kah dita 8-9 e sëmundjes me shenja të insuficieneës renale si oliguri, ndryshime të ekuilibrit elektrolitik, hiperkalemi, hipelfosfatemi dhe hipokalemi. Në të sëmuret shfaqen hemoragjitë të tipit të hematemezës, melenës, petehieve, hematurisë, dhe hemorragjisë cerebrale. Kjo fazë quhet edhe toksiko-hemorragjike.
Faza e katërt zgjatë 3-6 javë. Të sëmurët paraqesin dobësi muskulare, por më vonë fillojnë të marrin peshën e humbur, rritet aftësia koncentruese e urinës.
Diagnoza përcaktohet me anamnezë klinike karakteristike të shoqëruar me fenomene hemorragjike dhe dëmtime renale. Në analiza laboratorike vërehet rritje e hematokritit, rritje e kaliumit, fosfateve, ulje e kalciumit, ulje e diurezës, proteinuri, leukocitozë. Në analiza serologjike përcaktohen antitrupat IgM.
Trajtimi – Kryesisht është simptomatik: përdoren lëngje si sol. glukozë 5%, solfiziologjik 0.9%, gjak ose plazmë sipas nevojës. Te insuficienca renale jepet lasix, dhe dopamine në doza të vogla. Rezultate të mira ka dhënë edhe Ribavarina.
Prognoza – Vdekshmëria shkon prej 5-15% te ethet hemorragjike me sindromë renale nga hantavirusët, kurse më e vogël se 1% te ata me Puumalavirus.
Profilaksa – Kontrollimi i popullacionit të brejtësve, eliminimi i tyre nga shtëpitë. Shmangia e kontaktit me urinë, bajga, salivë dhe strofulla të brejtësve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale