ETC – Elkos Trading Center njofton opinionin publik se në rrjetet sociale është hapur një faqe e rreme me emrin tonë, e cila po shpërndan një lojë shpërblyese të pavërtetë, duke premtuar dhurata në formë veturash.

Ky aktivitet NUK organizohet nga ETC – Elkos Trading Center dhe faqja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me kompaninë tonë.


Për këtë arsye, u bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve dhe qytetarëve:

- Të mos klikojnë në lidhjet që shpërndahen nga faqja e rreme,
- Të mos ndjekin udhëzimet e publikuara,
- Të mos japin asnjë të dhënë personale.



Theksojmë se informacionet zyrtare dhe lojërat shpërblyese të organizuara nga ETC publikohen vetëm në faqet tona zyrtare.

Për sigurinë tuaj, kontrolloni gjithmonë që njoftimet të vijnë nga kanalet tona zyrtare.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

ETC – Elkos Trading Center