Espanyoli ka fituar në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës në Kupën së Mbretit.

Në këtë derbi më e mirë ishte Barça, por nuk arritën të tregohen konkret para portës kundërshtare.


Së pari portën e Espanyolit e rrezikoi Sergio Busquets në minutën e nëntë, pastaj dhe Lionel Messi (24') e Gerard Pique (26').

Paul Lopez (Getty Images)

Messi rrezikoi edhe një herë në minutën e 54, por Diego Lopez me një pritje të bukur ia mohoi golin. Argjentinasi humbi edhe mundësinë për gol nga pika e bardhë në minutën e 61-të.

Oscar Melendo shënoi golin e fitores në minutën e 88-të.

Ndërsa, ndeshja e kthimit më 25 janar në Camp Nou. /Telegrafi/

telegrafi sport app