Barcelona ka barazuar në udhëtim te rivali i urryer lokal, Espanyoli, me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të La Ligas.

Skuadra e Ernesto Valverdes i ka shpëtuar për pak humbjes së parë në kampionat, pasi ishte në disavantazh fillimisht.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gerard Moreno (66') për vendasit dhe Gerard Pique (82') për Blaugranët.

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht shënuesi i Espanyolit, Moreno, i cili u vlerësua me notë 8.4.

Në anën tjetër, edhe nota më e ulët e ndeshjes shkoi për vendasit, pasi portieri Diego Lopez u notua me 6.0. /Telegrafi/ Espanyol:

notat barca e1517764710231

Barcelona:

notat barca 1 e1517764782806

telegrafi sport app